Finalja e Europa League do të jetë Sevilla-Inter. Skuadra italine ka fituar ndeshjen e së hënës në rezultatin 5- 0 kundër ukrainasve të Shakhtar Donetsk.
Ata që dmoninuan ndeshjen ishin sulmuesit Lautaro Martinez dhe Lukaku që shënuan nga dy gola secili, ndërsa një gol u shënua nga D’Ambrosio.
Interi rikthehet pas 10 vitesh në një finale të madhe të futbollit europian, ndërsa ndeshja për trofeun do të luhet më 21 gusht në stadiumin e Këlnit në Gjermani./Opinion.al