Sport

Inter blen sulmuesin argjentinas, pritet vetëm zyrtarizimi


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:51 - 25/08/21 |
Opi Nion

Inter është drejt zyrtarizimit të lojtarit të radhës në merkato. Joaquin Correa sapo ka zbarkuar në Milano për tu bërë zyrtarisht pjesë e Interit.

Sulmuesi argjentinas do të kryejë ditën e nesërme vizitat mjekësore dhe do të firmos në kontratën  për t’iu bashkuar sërish ish-trajnerit Simone Inzaghi që e transferoi te Lazio.

Nga ky operacion bardhekalrit do të sigurojnë 31 milionë euro dhe jo 40 sa pretendonte Lotito. Shkak për këtë u bë këmbëngulja e Interit, dhe Tare e Sarri që punuan për të bindur Lotiton të lërë të lirë lojtarin, pasi në kohë të tilla 30 milionë euro nuk janë pak.

Lojtari i rradhës vjen pas blerjeve të Dumfries dhe Dzekos./Opiniona.l

Pas