Nëse jeni në pritje të ëmbël, atëherë duhet të konsumoni shumë fruta që të rrisni inteligjencën e të vegjëlve tuaj.
Ky është rezultati i një studimi të kryer së fundmi në Universitetin e Albertës në Kanada. Sipas këtij studimi, çdo frut i konsumuar gjatë shtatzënisë rrit nivelin e zgjuarsisë te fëmijët.
Ndërsa deri më sot njihej vetëm peshku si ushqimi që lidhej me rritjen e zgjuarsisë. Acidet yndyrore omega-3 që gjenden te ai ndërtojnë membrana të shëndetshme në qelizat e trurit dhe shkencëtarët kërkonin të dinin nëse edhe frutat e bënin këtë gjë.
Ndërkohë rezultati i studimit tregoi se edhe frutat ndihmojnë në këtë aspekt.