Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Inteligjenca britanike: Rusisë mund t’i shterojnë energjitë në Ukrainë

2022/07/21 at 10:01 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Inteligjenca britanike: Rusisë mund t’i shterojnë energjitë në Ukrainë

Rusia do ta ketë të vështirë që të vazhdojë fushatën ushtarake, dhe Ukraina mund të aktivizohet në kundërsulm, ka thënë shefi britanik i inteligjencës, Richard Moore.

Moore ka thënë se Rusia është përballur me “humbje epike” në synimet e saj fillestare të luftës në Ukrainë, siç janë: rrëzimi i presidentit, kontrollimi i Kievit dhe prishja e unitetit brenda Perëndimit.

Ai ka folur në Forumin e Aspenit, në një paraqitje të rrallë publike.

Moore e ka quajtur pushtimin si “aktin më të zhveshur të agresionit në Evropë, prej Luftës së Dytë Botërore”.

Ai ka thënë se fitoret që ka shënuar së fundi Rusia janë “të vogla” dhe se ky shtet rrezikon të humbë energjinë.

“Vlerësimi ynë është se rusët do ta kenë gjithnjë e më të vështirë të gjejnë fuqi punëtore dhe materiale gjatë javëve të ardhshme”, ka thënë Moore përgjatë konferencës në Kolorado.

“Atyre do t’iu duhet të bëjnë pushime dhe kjo u jep mundësinë ukrainasve që të nisin kundërsulm”.

Shefi britanik i inteligjencës ka thënë se një lloj fitoreje në fushëbetejë, do të përbënte “mesazh të rëndësishëm për gjithë Evropën se kjo është fushatë që mund të fitohet”, sidomos para dimrit, kur pritet të rritet presioni për furnizime me gaz.

“Jemi në kohë të vështirë”, ka thënë ai.

Sipas tij, një arsye tjetër pse duhet vazhduar përkrahjen ndaj ukrainasve është sepse udhëheqësi i Kinës, Xi Jinping “është duke vëzhguar si skifter”.

“Nuk ka të dhëna se presidenti rus, Vladimir Putin është i sëmurë”, është përgjigjur ai, kur është pyetur për shëndetin e liderit rus, duke qenë në linjë me qëndrimet e homologut të tij amerikan, shefit të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) William Burns.

Moore ka thënë se 400 zyrtarë rusë të inteligjencës, që kanë qenë duke vepruar fshehurazi, janë dëbuar nga Evropa, duke zvogëluar përgjysmë mundësinë e Rusisë për të spiunuar në kontinent.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

Ai e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Ju sugjerojmë

SPAK/ Urdhërarrest për Ergys Agasin, “arrest në shtëpi” për drejtuesen e AKSHI-t
Aktualitet

SPAK/ Urdhërarrest për Ergys Agasin, “arrest në shtëpi” për drejtuesen e AKSHI-t

16 Dhjetor, 2025 9:41 am
27-vjeçari u gjet i djegur në makinën e tij, zbardhet ngjarja në Qafën e Llogarasë
Kronikë

27-vjeçari u gjet i djegur në makinën e tij, zbardhet ngjarja në Qafën e Llogarasë

16 Dhjetor, 2025 9:33 am
BBC zbulon lidhje të reja të Epstein me Mbretërinë e Bashkuar
Bota

BBC zbulon lidhje të reja të Epstein me Mbretërinë e Bashkuar

16 Dhjetor, 2025 9:18 am
Vlorë/ Një person gjendet i pajetë në Lungomare
Kronikë

Vlorë/ Një person gjendet i pajetë në Lungomare

16 Dhjetor, 2025 8:33 am
Trump padit BBC për shpifje, kërkon 5 miliardë dollarë
Bota

Trump padit BBC për shpifje, kërkon 5 miliardë dollarë

16 Dhjetor, 2025 8:31 am
“Militantët serbë që luftojnë për Putin po përgatiten për një luftë ballkanike”
Kryesore

“Militantët serbë që luftojnë për Putin po përgatiten për një luftë ballkanike”

16 Dhjetor, 2025 8:29 am
Horoskopi, 1 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi, 16 dhjetor 2025

16 Dhjetor, 2025 8:26 am
Bashar al-Assad i kthehet mjekësisë, jeta luksoze e ish-presidentit sirian në Rusi
Bota

Bashar al-Assad i kthehet mjekësisë, jeta luksoze e ish-presidentit sirian në Rusi

15 Dhjetor, 2025 10:26 pm
Kancelari Merz: Ka një shans të vërtetë për paqe në Ukrainë
Bota

Kancelari Merz: Ka një shans të vërtetë për paqe në Ukrainë

15 Dhjetor, 2025 9:47 pm
Mikrokreditë, PD: Të ngrihet një komision i posaçëm për të kontrolluar zbatimin e ligjit nga institucionet
Kryesore

Nga padia kundër Shabanit tek greva e urisë në Parlament, çfarë u diskutua në PD

15 Dhjetor, 2025 8:54 pm
Para
Pasojat e dorëheqjes së kryeministrit italian për vendin dhe Evropën

Pasojat e dorëheqjes së kryeministrit italian për vendin dhe Evropën

Horoskopi për ditën e sotme, 14 mars 2021

Horoskopi për sot, 22 korrik 2022

Rriten temperaturat, parashikimi i motit për sot në vendin tonë

Deri në 40 gradë celsius, fundjava nis me temperatura të larta

TE FUNDIT

SPAK/ Urdhërarrest për Ergys Agasin, “arrest në shtëpi” për drejtuesen e AKSHI-t

SPAK/ Urdhërarrest për Ergys Agasin, “arrest në shtëpi” për drejtuesen e AKSHI-t
16 Dhjetor, 2025

Gjykata e Posaçme ka firmosur urdhërarrest për dy biznesmenët, Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri. Gjithashtu është firmosur një masë sigurie...

Lexo më shumë

27-vjeçari u gjet i djegur në makinën e tij, zbardhet ngjarja në Qafën e Llogarasë

27-vjeçari u gjet i djegur në makinën e tij, zbardhet ngjarja në Qafën e Llogarasë
16 Dhjetor, 2025

Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të hënë në Qafën e Llogarasë, ku një i ri u gjet i...

Lexo më shumë

BBC zbulon lidhje të reja të Epstein me Mbretërinë e Bashkuar

BBC zbulon lidhje të reja të Epstein me Mbretërinë e Bashkuar
16 Dhjetor, 2025

Një hetim i BBC-së ka zbuluar se Jeffrey Epstein realizoi dhjetëra fluturime më shumë për në Mbretërinë e Bashkuar sesa...

Lexo më shumë

Vlorë/ Një person gjendet i pajetë në Lungomare

Vlorë/ Një person gjendet i pajetë në Lungomare
16 Dhjetor, 2025

Një person është gjetur i pajete mëngjesin e së martës përgjatë Lungomares në qytetin e Vlorës. Sipas policisë, personi është...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com