Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

BIRN: Gjyqtarët e Apelit miliona dollarë pasuri, s’dinë si ta justifikojnë

2016/06/15 at 11:51 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
BIRN: Gjyqtarët e Apelit miliona dollarë pasuri, s’dinë si ta justifikojnë

Të dhënat e deklaratave të pasurisë së gjyqtarëve të Apelit në Shqipëri, të analizuara nga BIRN, zbulojnë se një përqindje e lartë e tyre nuk e justifikojnë dot burimin e pasurisë së deklaruar në një ose më shumë vite gjatë karrierës në sistemin e drejtësisë, shkruan BIRN.


Rrjeti i Gazetarëve Investigav të Ballkanit, për të bërë këtë shkrim, siguroi nga ILDKPKI të gjitha deklaratat e depozituara nga gjyqtarët e gjykatave të Apelit për 10 vite nga 2004 deri në 2014.Të dhënat e plotësuara nga gjyqtarët në secilën deklaratë vjetore u hodhën në një databazë dhe iu nënshtruan analizës aritmetike dhe logjike.Nga përmbledhja e të dhënave të kontrollit aritmetik dhe logjik të secilës deklaratë, rezulton se nga 879 deklarata të plotësuara nga gjyqtarët e Apelit nga viti 2004 deri në vitin 2014, 131 deklarata, ose 14.9% e tyre rezultojnë me probleme.

Nga 81 gjyqtarë Apeli që ka gjithsej Shqipëria, 64 prej tyre ose 79% e totalit rezultojnë se kanë pasur të paktën në një vit të karrierës së tyre diferenca të pajustifikuara midis pasurisë së krijuar dhe burimeve financiare të deklaruara.

Nga numri i gjyqtarëve që kanë rezultuar me probleme, bazuar në të dhënat e vetëdeklaruara, rezulton se 16% e tyre në 10 vite deklarim të marra në shqyrtim kanë 4-6 deklarata me probleme; 31% e tyre kanë 2-3 deklarata me probleme dhe 53% e tyre kanë vetëm një deklaratë me probleme.

Në total, shuma e pajustifikuar e përmbledhur tek 64 gjyqtarët e Apelit me probleme është 332,426,031 lekë ose rreth 2.7 milionë USD.

Shpenzimet konsiderohen një e dhënë personale dhe klasifikohen në kategorinë e të dhënave konfidenciale në formularin e vetëdeklarimit. Për këtë arsye, ILDKPKI përdor minimumin jetik vjetor për një familje, siç përllogaritet nga Instituti i Statistikave, INSTAT në praktikën e saj të kontrollit aritmetik dhe logjik.

Nëse shpenzimeve të gjyqtarëve u shtohet edhe kosto e minimumit jetik vjetor sipas INSTAT, numri total i deklaratave vjetore me probleme në periudhën 2004-2014, arrin në 189 deklarata nga 879 ose 21.5 % të totalit. Si pasojë, vlera në total e pasurisë së pajustifikuar rritet.

Me shtimin në përllogaritje të minimumit jetik, një praktitë e përdoruar nga ILDKPKI gjatë kontrollit aritmetik dhe logjik, numri i gjyqtarëve me probleme arrin në 68 nga totali prej 81 gjyqtarësh Apeli.

Nga të gjithë gjyqtarët e Apelit, deklaratat e të cilëve janë të identifikuara me probleme, ILDKPI gjatë dekadës së fundit ka paditur në prokurori vetëm tre prej tyre; gjyqtarët Gjin Gjoni, Alaudin Malaj dhe Petrit Aliaj.

Nga kontrolli aritmetik dhe logjik i ndërmarrë nga BIRN, rezulon se anëtari i KLD-së Gjin Gjoni ka një deklaratë vjetore me probleme, ku diferenca midis pasurisë së krijuar dhe burimeve financiare të deklaruara është në vlerë negative. Në qoftë se shpenzimet për minimumin jetik shtohen, rezulton që Gjoni ka 3 deklarata vjetore me probleme.

Ish kreu i Gjykatës së Apelit të Tiranës, Alaudin Malaj ka 4 deklarata vjetore me probleme, dhe në qoftë se shtohet minimumi jetik, numri i deklaratave me probleme shkon në 5.  Ndërkohë, gjyqtari i i Gjykatës së Apelit Vlorë, Petrit Aliaj ka 4 deklarata me probleme dhe kjo shifër mbetet e njëjtë edhe nëse shtohet minimumi jetik.

Paditë e bëra nga ILDKPKI kundër këtyre gjyqtarëve janë hedhur poshtë nga gjykatat dhe prokuroria, sipas të cilave në të tre rastet, akuza për fshehje pasurie ose për pastrim parash nuk qëndron.

Publikimi i këtyre të dhënave mbi pasurinë e gjyqtarëve vjen në një kohë kur procesi i diskutimeve dhe miratimit i Reformës në Drejtësi ka arritur një pikë kulmore. Reforma kaloi në komision, por pa votat e opozitës. /Marrë me shkurtime nga BIRN



Ju sugjerojmë

Armand Duka vizitë historike në komunën e Bujanocit
Sport

Armand Duka vizitë historike në komunën e Bujanocit

28 Korrik, 2025 9:36 pm
Përmbytje masive në Rumani, tre viktima
Bota

Përmbytje masive në Rumani, tre viktima

28 Korrik, 2025 8:38 pm
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Plagosja me thikë e të riut në Vlorë, policia: Po punojmë për kapjen e autorit

28 Korrik, 2025 8:17 pm
Ndryshe nga Pentagoni, Trump thotë se do të dërgojë armë në Ukrainë
Bota

Trump kritikon kryebashkiakun e Londrës në takim me Starmer: Person i keq

28 Korrik, 2025 8:08 pm
Ushtroi dhunë psikologjike ndaj babait, procedohet 60-vjeçari. E pëson edhe mjeku..
Kronikë

Plagoset me thike 25-vjeçari në Vlorë

28 Korrik, 2025 7:56 pm
VIDEO/ “I lindur për sport”, sa kushton roboti që lëviz si njeri
Life Style

VIDEO/ “I lindur për sport”, sa kushton roboti që lëviz si njeri

28 Korrik, 2025 7:36 pm
Europiani i vajzave 2025 thyen rekord, mbi 657 mijë tifozë në stadiume
Sport

Europiani i vajzave 2025 thyen rekord, mbi 657 mijë tifozë në stadiume

28 Korrik, 2025 7:08 pm
Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Kronikë

Gjendet një person i pajetë pranë “Urës së Drinit të Zi” në Kukës

28 Korrik, 2025 7:07 pm
Vijon zjarri në Lukovë, vatër e re regjistrohet edhe në fshatin Dukat-Fushë
Aktualitet

Vijon zjarri në Lukovë, vatër e re regjistrohet edhe në fshatin Dukat-Fushë

28 Korrik, 2025 6:24 pm
Revista “Travel Radar”: Shqipëria mes destinacioneve të reja të udhëtimeve në 2025
Aktualitet

Revista “Travel Radar”: Shqipëria mes destinacioneve të reja të udhëtimeve në 2025

28 Korrik, 2025 6:16 pm
Para
E lumtur dhe e relaksuar, Jennifer Aniston shijon pushimet në Bahamas

E lumtur dhe e relaksuar, Jennifer Aniston shijon pushimet në Bahamas

Itali/ Vdes motoçiklisti shqiptar duke parakaluar kamionët në autostradë

I përplas makina, nënë e bir rëndë në spital

Babai: Spitali më vrau djalin 24 vjeç, gjykata pushon çështjen

Babai: Spitali më vrau djalin 24 vjeç, gjykata pushon çështjen

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Armand Duka vizitë historike në komunën e Bujanocit

Armand Duka vizitë historike në komunën e Bujanocit
28 Korrik, 2025

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, zhvilloi një vizitë historike në komunën e Bujanocit, në kuadër të turneut...

Lexo më shumë

Përmbytje masive në Rumani, tre viktima

Përmbytje masive në Rumani, tre viktima
28 Korrik, 2025

Rumania po kalon një nga situatat më të rënda natyrore të viteve të fundit, pasi përmbytjet e mëdha që kanë...

Lexo më shumë

Plagosja me thikë e të riut në Vlorë, policia: Po punojmë për kapjen e autorit

Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
28 Korrik, 2025

Sot, rreth orës 19:00, në lagjen “Isa Boletini”, në një berberhanë, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta,...

Lexo më shumë

Trump kritikon kryebashkiakun e Londrës në takim me Starmer: Person i keq

Ndryshe nga Pentagoni, Trump thotë se do të dërgojë armë në Ukrainë
28 Korrik, 2025

Presidenti amerikan, Donald Trump ndau mendimin e tij për kryetarin e bashkisë së Londrës të cilin nuk hezitoi ta shprehte...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com