Aktualitet

Integrimi/ Tabaku: Kushtet e paplotësuara, negociatat të hapen si mjet monitorimi


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:18 - 19/11/21 |
Opi Nion

Kryetarja e Komisionit të Integrimit, Jorida Tabaku takoi të premten Ministrin e Jashtëm Austriak, Michael Lin Hard.

Teksa falënderoi ministrin për mbështetjen e dhënë për Shqipërinë në procesin e integrimit europian Tabaku theksoi se Bashkimi Europian duhet të nisë negociatat me Shqipërinë, jo sepse janë përmbushur kushtet por si një mjet monitorimi për vendin.

Një temë tjetër e cila u diskutua gjatë takimit është numri i lartë i azilkërkuesve nga Shqipëria.

Tabaku u shpreh se gjatë viteve të fundit është rritur numri i azilkërkuesve nga vendi. Ajo shtoi se ligji i propozuar nga qeveria “Për të huaj” i jep mundësinë shumë qytetarëve nga vende të treta të përdorin vendin si urë kalimi drejt Shqipërisë./Opinion.al

Pas