Kryesore

Integrimi, Rama për “France 24”: Duhet ta marrim dritën jeshile


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:42 - 20/06/21 |
Opi Nion

Në një intervistë për “France 24” me gazetaren Caroline de Camaret, Kryeministri Rama tha se pret dritën jeshile nga Bruksel lidhur me çështjen e negociatave.

Ai tha se në fakt priste që kjo të ndodhte në samitin para pandemisë, ndërsa shtoi se tashmë u mësua të mos habitet lidhur me çfarë ndodh në Bruksel.

“Duhet thënë se në samitin para pandemisë, u vendos që të hapeshin bisedimet, më tej kjo u zgjat sepse duhej të merrej një vendim për të thirrur Konferencën e Parë Ndërqeveritare. Për fat të keq tashmë, unë u mësova të mos habitem më me atë që mund të ndodhë në Bruksel, sepse është një çështje e dinamikës së brendshme, një histori konsensusi që ndonjëherë është i vështirë, normalisht duhet ta marrim dritën jeshile duke mbajtur parasysh se ka një problem tjetër mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, sepse ne dhe Maqedonia e Veriut e presim së bashku këtë vendim dhe do të shohim nëse ky problem do të zgjidhet përpara samitit”, tha Rama. Ndërkohë, lidhur me situatën Covid, Kryeministri pohoi se Shqipëria është në krye të listës evropiane për vaksinimin masiv, duke komentuar kështu vendimin e BE për heqjen e kufizimeve të udhëtimit ndaj Shqipërisë.

“Po, qytetarët tanë parashikojnë të udhëtojnë shumë. Për më tepër, siç ju e thatë mirë, një pjesë e madhe e popullsisë sonë jeton përtej kufijve të Shqipërisë dhe për ne ky ka qënë një lajm shumë i rëndësishëm, sepse kemi bërë një punë mjaft serioze për të luftuar pandeminë dhe me rezultate që janë vlerësuar nga të gjithë. Shqipëria ka qenë në krye të vendeve europiane si për përqindjën e vaksinimit dhe për shifrat e infektimit dhe të vdekjeve”, tha Rama, duke shprehur keqardhje për faktin që Ballkanit në fillimet e vaksinimit u la jashtë skemave të BE.

“Kur flas për vaksinimin masiv dhe për ritmin e vaksinimit, kam parasysh statistikat e BE, sipas të cilave Shqipëria ka qenë prej muajsh në vendet e para; Shqipëria ka qenë deri dje në shifrat e 850 000 dhe në një vend më numrin aktual të banorëve kjo është shumë. Për sa i përket Europës, do të thoja se fillimisht ishte për të ardhur keq sepse të gjitha vendet e Ballkanit u lanë jashtë skemave të shpërndarjes, dhe në fakt, ne nuk ishim vetëm, por në një gjendje psikologjike mjaft të rënduar, sepse ne jetojmë me Europën. Ne në Ballkan jemi në mes të Europës dhe jemi të kufizuar nga vendet e BE-së dhe duke parë në televizor se vendet e Europës kishin filluar të vaksinoheshin, jo, ishte me të vërtetë e rëndë”, tha ai./Opinion.al

Pas