Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Integrimi në BE, thjeshtë propagandë. Qeveria përdor vetëm 26% të fondeve të BE!

2016/08/23 at 5:41 PM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Integrimi në BE, thjeshtë propagandë. Qeveria përdor vetëm 26% të fondeve të BE!

Nga Jorida Tabaku 


Mazhoranca e quajtur “Aleanca për Shqipërinë Europiane” qëllim të saj kishte integrimin e vendit në Bashkimin Europian. E për këtë bëri sakrifica të mëdha, aleanca të rëndësishme për të sakrifikuar vetëm për të ardhmen Europiane të Shqipërisë.

Cili është rezultati i tyre në këtë përpjekje të madhe që tejkalon historinë e kësaj mazhorance në pushtet? Rezultati është zero!

Procesi i integrimit është lehtësisht i matshëm si në politikat karshi prioriteteve që BE ka krijuar për Shqipërinë po ashtu edhe nga fondet e shumta që BE jep për vendet me statusin e kandidatit.

Armiqësia e qeverisë ndaj integrimit nis që në ditët e para të ardhjes në pushtet, kur i dha shkelmin ligjit të nëpunësit civil që ishte miratuar me consensus në fund të legjislacionit të shkuar parlamentar. Transformoi, me vetëdije, një ligj që e kish votuar, që plotësonte katërcipërisht standartet e BE-së, për të nisur rrugëtimin e vendit larg integrimit por dhe drejt udhës për të bërë njësh shtetin dhe partinë.

Administrata e re e sapo ardhur në krye të dikastereve apo edhe në vendet ku u larguan njerëzit që njihnin strukturën e të bërit shtet, qe e paaftë dhe e paditur për proceset integruese. Ndërsa pjesa politike e kryesuar nga Rama, qe e interesuar jo të fitonte mundësinë e anëtarësimit por në përdorimin e kartës anëtarësim vetëm për fasadë të planeve të tyre. Kësisoj administrata e re u angazhua fuqimisht në shpërndarje tenderësh për miqtë e mazhorancës dhe Ramës. Pushteti mbi të gjitha. Të pasurohemi për të mbajtur pushtetin, të mbajme pushtetin për tu pasuruar.

Asnjë politikë në shërbim të prioriteteve të BE-së, asnjë përpjekje e tillë edhe Reforma në Drejtësi nuk u përmbush sepse qeveria e kërkonte atë. U përmbush nën standardet e BE-së, vetëm sepse opozita arriti të mposhte të gjitha paragjykimet e të hynte në një proces të padrejtë. E sic u bë rëndom normale tashmë, cdo gjë përdoret për fasadë.

Sakaq, kryeministri jo pak herë hedh në tregun mediatik shashka të qëndrimeve të tij refraktare ku herë shndërrohet në një vasal i bindur ndaj BE-së e më pas shpërthen në kritika që kalojnë deri në akuza ndaj saj. Këto shashka janë një rrugë e stisur mirë për t’iu shmangur angazhimeve sa i takon prioriteteve që do të sillnin anëtarësimin. Sot, rezultati i qeverisë karshi prioriteteve të BE-së për anëtarësimin e vendit është thuajse 0.

Sikur të mos mjaftonte kaq, qeveria jo vetëm ka një paaftësi të qëllimshme për të mos zbatuar rekomandimet, por ka edhe një mos dëshirë për të përdorur fondet që BE ia ka dhënë mundësinë për të përfituar. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, qeveria shqiptare deri më tani ka mundur të përdor vetëm 26% të fondeve të BE për vitin 2016. Fondi i vendosur nga BE për këtë vit që do të shkonte për mbështetjen e bujqësisë, mbrojtjes së konsumatorit, ekonomisë dhe kështu me radhë kap shifrën e 2.3 mld lekëve dhe mbetet një shifër e ngrirë.

Përveç kësaj shifre të konsiderueshme që duhet të ishte përdorur nga qeveria në shërbim të qytetarëve, Rama dhe ministrat e tij kanë vendosur të mos disbursojnë as fondet e tjera IPA II, bashkëpunimi ndërkufitar.

Po atëherë si ka mundësi që kryeministri Rama që fryhet si një kaposh mbi rrënojat që vetë ka krijuar, që hiqet si një pro evropian nuk mundet të shfrytëzojë paratë që BE i jep?

Përgjigja është e thjeshtë, Ramës dhe administratës partiake i interesojnë tenderat që burojnë drejtë për drejtë nga buxheti të cilin mund ta kullandrisë sipas nevojave personale të tij. Pak i intereson atij përdorimi i këtyre fondeve që BE janë të destinuara dhe të monitoruara, ndërkohë që kompanitë që ai drejton apo që drejtojnë atë janë tepër të zëna për të vjedhur çdo taksë të shqiptarëve. Pa harruar që Rama integrimin në BE e ka vetëm një fasadë që e nxjerr në skenën politike sa herë që i intereson kauzave të tij të mbrapshta, për të synimi përfundimtar nuk ka pse të jetë doemos (edhe as nuk është) BE-ja.

Përditë e më shumë, shqiptarët janë dëshmitarë të qëllimit të tij të vetëm, pushtetit absolut. Një kryeministër që ka për synim integrimin në BE nuk do të mbushte parcelat e shqiptarëve me drogë, nuk do të legjitimonte një administratë policore të lidhur me krimin si dhe nuk do të kërcënonte votën e lirë. Të gjitha këto janë cilësi të qeverisë së drejtuar nga Rama, që përdor një administratë thellësisht partiake për të mbajtur në këmbë fabulën se kjo mazhorancë edhe qeveri po përpiqet të anëtarësojë vendin në BE.

Duke na kujtuar kësisoj tregimin e famshëm të lugës bosh me të cilin mbreti përpiqej të gënjente popullin e uritur.

 

Etiketa: beintegrimijorida tabaku


Ju sugjerojmë

Analiza/ A mund të mbështetet BE tek SHBA pas samitit në Uashington?
Bota

Analiza/ A mund të mbështetet BE tek SHBA pas samitit në Uashington?

22 Gusht, 2025 8:51 am
U konfliktua me fqinjin dhe i vuri flakën tokës me ullinj, arrestohet 43-vjeçari
Kronikë

U konfliktua me fqinjin dhe i vuri flakën tokës me ullinj, arrestohet 43-vjeçari

22 Gusht, 2025 8:49 am
Inteligjenca amerikan ndalon ndarjen e informacionit për bisedimet Rusi-Ukrainë
Bota

Inteligjenca amerikan ndalon ndarjen e informacionit për bisedimet Rusi-Ukrainë

22 Gusht, 2025 8:45 am
Moti i keq, rrëshqitje dherash në disa akse në Kukës
Aktualitet

Moti i keq, rrëshqitje dherash në disa akse në Kukës

22 Gusht, 2025 8:34 am
Rama poublikon pamjet nga kantieri i Muzeut Kombëtar Arkeologjik në Durrës
Aktualitet

Rama poublikon pamjet nga kantieri i Muzeut Kombëtar Arkeologjik në Durrës

22 Gusht, 2025 8:24 am
Protesta në Spanjë kundër menaxhimit të zjarreve
Bota

Protesta në Spanjë kundër menaxhimit të zjarreve

22 Gusht, 2025 8:17 am
Norvegjia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për fëmijët nën 16-vjeç
Bota

Norvegjia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për fëmijët nën 16-vjeç

22 Gusht, 2025 8:16 am
Rusia godet me raketa fabrikë amerikane në Ukrainë
Bota

Rusia godet me raketa fabrikë amerikane në Ukrainë

22 Gusht, 2025 8:14 am
Parashikimi i motit, 22 gusht 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, 22 gusht 2025

22 Gusht, 2025 8:12 am
Horoskopi për ditën e sotme, 10 korrik 2025
Kryesore

Horoskopi, 22 gusht 2025

22 Gusht, 2025 8:10 am
Para
Fakti/ Meritokracia e Zidanes, ajo që po trondit Real Madridin

Fakti/ Meritokracia e Zidanes, ajo që po trondit Real Madridin

Francë, 7 të arrestuar për terrorizëm gjatë Gushtit

Francë, 7 të arrestuar për terrorizëm gjatë Gushtit

Foto/ Zbulohet plantacioni me kanabis, arrestohet 26-vjeçari shqiptar

Foto/ Zbulohet plantacioni me kanabis, arrestohet 26-vjeçari shqiptar

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Analiza/ A mund të mbështetet BE tek SHBA pas samitit në Uashington?

Analiza/ A mund të mbështetet BE tek SHBA pas samitit në Uashington?
22 Gusht, 2025

Pas samitit të Ukrainës në Uashington Evropa premton të luajë rolin e saj në një proces paqeje për Ukrainën. Po...

Lexo më shumë

U konfliktua me fqinjin dhe i vuri flakën tokës me ullinj, arrestohet 43-vjeçari

U konfliktua me fqinjin dhe i vuri flakën tokës me ullinj, arrestohet 43-vjeçari
22 Gusht, 2025

Një 43-vjeçar është arrestuar nga Policia në Selenicë, pasi është konfliktuar me bashkëfshatarin e tij në fshatin Drashovic, ndezi zjarr...

Lexo më shumë

Inteligjenca amerikan ndalon ndarjen e informacionit për bisedimet Rusi-Ukrainë

Inteligjenca amerikan ndalon ndarjen e informacionit për bisedimet Rusi-Ukrainë
22 Gusht, 2025

Drejtoresha e Inteligjencës Kombëtare në Administratën Trump, Tulsi Gabbard, ka urdhëruar komunitetin e inteligjencës amerikane të ndalojë ndarjen e informacionit...

Lexo më shumë

Moti i keq, rrëshqitje dherash në disa akse në Kukës

Moti i keq, rrëshqitje dherash në disa akse në Kukës
22 Gusht, 2025

Kukësi është përfshirë nga moti i keq gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, me erëra të forta, shtrëngata...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com