Kryesore

Integrimi i Shqipërisë në BE, Xhaçka diskutim me ministrin portugez


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:08 - 19/01/21 |
Opi Nion

Ditën e sotme ,ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka zhvilluar një bashkëbisedim online me homologun e saj, Ministrin e Jashtëm portugez Augustos Santos Silva.

Sipas Xhaçkës, prioritet i këtij bashkëbisedimi ishin prioritetet e presidencës portugeze të Këshillit të BE lidhur me çështjen e zgjerimit.

Ministrja shqiptare informoi Silvan në lidhje me reformat e ndërmarra në vendin tonë, duke përmbushur kështu kërkesat e Këshillit të marsit 2020.

Kryediplomati portugez nënvizoi se, reformat e deritanishme të ndërmarra nga Shqipëria janë në rrugën e duhur dhe se interesi i Portugalisë është ruajtja e besueshmërisë së BE-së në rajon, nëpërmjet zbatimit të vendimeve të marra.

Portugalia, e cila ka marrë Presidencën e Këshillit të BE, nga 1 janar -30 qershor 2021 angazhohet, nën moton për veprim, të çojë përpara punën për miratimin e kornizës negociuese për Shqipërinë dhe mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare brenda qershorit 2021./ Opinion.al

Pas