Ambasadori i BE-së në Tiranë Luigi Soreca ka folur me nota tepër optimiste sot për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Gjatë një fjalimi para studentëve, Soreca deklaroi se Shqipëria dhe Bashkimi Europian janë më afër se kurrë por nga ana tjetër ka theksuar nevojën e dialogut ndërpartiak.
Sipas ambasadorit, dialogu është në interes të gjithë qytetarëve.
“Rruga për BE e Shqipërisë është vendosur. Shqipëria dhe Europa janë sot më afër se kurrë. Por është jetike që Shqipëria të qëndrojë e fokusuar në prioritetet kyçe dhe reformat.
Dialogu ndërpartiak është jetik në interes të gjithë qytetarëve shqiptarë”,- deklaroi sot ambasadori i BE-së në Tiranë Luigi Soreca.