Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Integrimi, Holanda: Mbështesim raportin e KE për konferencën Shqipëri-BE

2021/06/04 at 8:53 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Integrimi, Holanda: Mbështesim raportin e KE për konferencën Shqipëri-BE

Holanda vendi që kryeson listën e vendeve skeptike për çeljen e negociatave të Shqipërisë në BE, pak ditë nga vendimi i Këshillit Europian, ka ndryshuar krejtësisht kurs.

Qeveria holandeze në një shkresë drejtuar Parlamentit të këtij vendi kërkon që të mbështetet raporti i Komisionit Europian për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare Shqipëri-BE.

“Më shumë se një vit më parë, Këshilli ra dakort të hapë negociatat me Shqipërinë. Këshilli vendosi që Shqipëria duhej ende të përmbushte një seri kushtesh për të zhvilluar Konferencën e parë Ndërqeveritare. Raport-progresi aktual i Komisionit Europian vizaton një panoramë pozitive në pamje të parë. Qeveria jonë është e kënaqur që Shqipëria ka bërë përparim me reformat në disa çështje kyçe dhe në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Në këtë fushë, ka përparim, megjithëse shifrat mbi dënimet e zyrtarëve të lartë mbeten një shqetësim. Qeveria hollandeze i mbështet përfundimet e Komisionit sipas të cilave Shqipëria ka bërë progres të mjaftueshëm në kushtet e paracaktuara. Ky konkluzion është pranuar edhe nga shtetet anëtare, që njësoj si Hollanda, ishin kritike vitin e kaluar. Duke marrë parasysh qasjen konstante dhe të ndershme pro zgjerimit të Bashkimit Europian nga ana e qeverisë tonë, Konferenca e Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë mund të mbahet sapo të arrihet një marrëveshje mbi kornizat negociuese me Shqipërinë”.

Gjithsesi, në dokumentin e qeverisë se Mark Rutte nuk mungojnë dhe rezervat për rrugën që ende duhet bërë deri në anëtarësimin e plotë të vendit tonë në union.

“Kjo nuk do të thotë që Shqipëria do të jetë gati të bëhet pjesë e BE-së së shpejti. Reformat për shtetin e së drejtës nuk janë ende të plota, dhe ndaj do të jenë pikë kyçe në procesin që duhet ndjekur pas hapjes së negociatave me Shqipërinë. Institucionet duhet të jenë më të forta, politikanët dhe qytetarët duhet të mësohen me pavarësinë e gjyqësorit, Vettingu i gjyqtarëve duhet të përfundojë dhe të gjitha vendet bosh në sistemin e drejtësisë duhet të plotësohen. As detyrat e udhërrëfyesit nuk janë përfunduar ende. Është bërë përparim, por lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit do të kërkojë vëmëndje të vazhdueshme dhe bashkëpunim ndërkombëtar, përfshirë edhe partnerë si Holanda”.

Pas qëndrimit të shprehur nga qeveria holandeze por dhe deklaratave të kryediplomatëve të vendeve si Gjermani, Austria por dhe Italia duket se Shqipëria do t’i hapet rruga në mbledhjen e 22 Qershorit të Këshillit Europian për çeljen e kuadrit negociues që do të pasojë konferencën ndërqeveritare./Tv Klan

Etiketa: beintegrimishqiperi

Ju sugjerojmë

Zbulohen lidhjet e Jeffrey Epstein me ambasadorin britanik në SHBA
Bota

Zbulohen lidhjet e Jeffrey Epstein me ambasadorin britanik në SHBA

30 Janar, 2026 10:24 pm
Spanja legalizon qëndrimin e emigrantëve
Bota

Spanja legalizon qëndrimin e emigrantëve

30 Janar, 2026 9:19 pm
Zyrtari iranian: Teherani është gati për bisedime me SHBA, por me kushte
Bota

Zyrtari iranian: Teherani është gati për bisedime me SHBA, por me kushte

30 Janar, 2026 8:12 pm
Dosja “Epstein”, sëmundja e Bill Gates pas marrëdhënieve intime me vajza ruse
Bota

Dosja “Epstein”, sëmundja e Bill Gates pas marrëdhënieve intime me vajza ruse

30 Janar, 2026 7:08 pm
Tuneli i Llogorasë, Bardhi publikon mesazhet e Ballukut dhe Evis Berberit
Politikë

SPAK i tha “Jo” komisionit “Xhafaj”/Bardhi: Intimidimet nuk e shpëtojnë dot qeverinë

30 Janar, 2026 7:02 pm
SPAK i mbyll derën “Xhafajt”, e cilëson cenim të pavarësisë
Aktualitet

SPAK i mbyll derën “Xhafajt”, e cilëson cenim të pavarësisë

30 Janar, 2026 6:26 pm
Starmer pas paralajmërimit të Trump:Britania dhe SHBA mbeten aleate shumë të ngushta
Bota

Starmer pas paralajmërimit të Trump:Britania dhe SHBA mbeten aleate shumë të ngushta

30 Janar, 2026 6:08 pm
Lufta në Gaza, Izraeli: Mbi 71 mijë palestinezë të vrarë
Bota

Lufta në Gaza, Izraeli: Mbi 71 mijë palestinezë të vrarë

30 Janar, 2026 4:46 pm
Në kërkim nga Italia për trafik droge, arrestohet në Turqi vëllai i Visit të Pojës
Kronikë

Në kërkim nga Italia për trafik droge, arrestohet në Turqi vëllai i Visit të Pojës

30 Janar, 2026 3:27 pm
Komisioni për Reformën Territoriale, Berisha: S’ka bashkëpunim me PS
Politikë

Komisioni për Reformën Territoriale, Berisha: S’ka bashkëpunim me PS

30 Janar, 2026 3:21 pm
Para
Manastirliu nxjerr shifrat:Sa vaksinime kundër Covid-19 janë kryer në vend

Manastirliu nxjerr shifrat:Sa vaksinime kundër Covid-19 janë kryer në vend

Skandali/I heqin KEMP-in pas 17 vitesh,i kërkojnë të kthejë 4 milionë Lekë

Skandali/I heqin KEMP-in pas 17 vitesh,i kërkojnë të kthejë 4 milionë Lekë

Video/ Djali pa gjyshin kur i vrau babain, momenti kur del nga lokali

Arrestohet Dhurata Saliaj, vajza e 52-vjeçarit që vrau ish-dhëndrin

TE FUNDIT

Zbulohen lidhjet e Jeffrey Epstein me ambasadorin britanik në SHBA

Zbulohen lidhjet e Jeffrey Epstein me ambasadorin britanik në SHBA
30 Janar, 2026

Sipas dosjeve të reja që u publikuan nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së, Jeffrey Epstein ka dërguar transferime bankare që...

Lexo më shumë

Spanja legalizon qëndrimin e emigrantëve

Spanja legalizon qëndrimin e emigrantëve
30 Janar, 2026

Qeveria spanjolle ka hedhur një hap të rrallë me nisjen e një procedurë të jashtëzakonshme që u mundëson shumë emigrantëve,...

Lexo më shumë

Zyrtari iranian: Teherani është gati për bisedime me SHBA, por me kushte

Zyrtari iranian: Teherani është gati për bisedime me SHBA, por me kushte
30 Janar, 2026

“Irani është gati të rifillojë bisedimet me Shtetet e Bashkuara, por ato duhet të jenë të drejta dhe të mos përfshijnë aftësitë...

Lexo më shumë

Dosja “Epstein”, sëmundja e Bill Gates pas marrëdhënieve intime me vajza ruse

Dosja “Epstein”, sëmundja e Bill Gates pas marrëdhënieve intime me vajza ruse
30 Janar, 2026

Departamenti i Drejtësisë ka njoftuar publikimin e dosjeve të reja mbi Jeffrey Epstein. Zëvendës Prokurori i Përgjithshëm Todd Blanche tha se...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com