Aktualitet

Integrimi/ Alexis Tsipras e bën zyrtare: Ja kushti për Shqipërinë


               Publikuar në : 09:45 - 11/06/19 |
geliano fataj

Greqia është në fushatë elektorale për zgjedhjet e parakohshme. Megjithatë një nga njerëzit që mbështeste zgjerimin e BE-së, kryeministri grek Alexis Tsipras ka folur për kushte ndaj Shqipërisë.

Tsipras prezantoi programin e tij elektoral, ndërsa u ndal gjerë e gjatë edhe tek politika e jashtme e në mënyrë të veçante tek marrëdhëniet e Greqisë me Maqedoninë e Veriut, Turqinë dhe Shqipërinë.

Sa i përket Shqipërisë, kryeministri grek tha para mbështetësve të partisë së tij se një nga pikat e forta të programit të tij elektoral dhe objektiv për mandatin e ardhshëm të qeverisë në rast fitoreje do të jetë edhe vendosja e një kushti ndaj Shqipërisë për pranonin ne BE.

Tsipras deklaroi se të drejtat e minoritetit grek në Shqipëri do të jenë kriter që Greqia të jap OK-in për pranimin e fqinjit të vet verior ne Bashkimin Evropian.

“Të drejtat e minoritetit grek në Shqipëri vendosen për herë të parë si kriter për hyrjen e Shqipërisë në Bashkimin Evropian”, theksoi Alexis Tsipras. / Opinion.al

Pas