Shqipëria vijon të tkurret. Sipas të dhënave të fundit të INSTAT, popullsia jonë është 2,86 milionë banorë, ose 0.3% më e ulët se një vit më parë.
Shkak për këtë është emigracioni, por edhe lindshmëria e ulët. Megjithëse kemi ende më shumë lindje se sa vdekje, diferenca mes tyre po ngushtohet ndjeshëm.
Gjatë vitit që lamë pas, popullsia u shtua vetëm në tre qarqe të vendit: Në Tiranë, Durrës dhe Vlorë, ndërsa gjithë qarqet e tjera pësuan ulje të popullsisë./Opinion.al