Në fjalën e tij në parlament, deputeti i PD Dashnor Sula kërkon përgjegjësi nga institucionet dhe kryetarët e komisioneve parlamentare. Sipas tij raportimi i detyrueshëm i institucioneve në Kuvend duhej të kishte ndodhur deri në qershor, por kjo nuk është realizuar.
Sula akuzon kryetarët e komisioneve parlamentare për shkelje ligjore dhe shpërdorim detyre, ndërkohë që i kërkoi opozitës të ndërmarrë kallëzim penal ndaj tyre për këtë mosveprim.
“Në parlament, duhet të raportonin institucionet. Opozita të bëjë kallëzim penal për kryetarët e komisioneve parlamentare, sepse kanë shkelur ligjin, duke kryer veprën “shpërdorim detyre”. Institucionet duhet të raportonin deri në qershor dhe tani jemi në korrik. Opozita, nëse nuk bën teatër, duhet të reagojë dhe të bëjë kallëzim penal për kryetarët e komisioneve parlamentare”, u shpreh Sula.