Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Institucionet e reja të drejtësisë, akses në Regjistrin e Gjendjes Civile, nënshkruhet Udhëzimi

2024/07/17 at 4:05 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Institucionet e reja të drejtësisë, akses në Regjistrin e Gjendjes Civile, nënshkruhet Udhëzimi

Ministri i Brendshëm Taulant Balla dhe Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Besnik Dervishi nënshkruan sot Udhëzimin, që adreson një situatë të re të krijuar si pasojë e zhvillimeve në vend, me krijimin e disa institucioneve të reja, por edhe avancimin e teknologjisë.

Ministria e Brendshme, përmes Gjendjes Civile është institucioni përgjegjës për ruajtjen e të dhënave të shtetasve, të cilat kërkohen rregullisht nga institucionet gjyqësore.

Ministri Balla nënvizoi rëndësinë e këtij dokumenti, duke vënë njëherësh në dukje kontributin konkret të Zyrës së Komisionerit në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Duke komentuar dokumentin e nënshkruar, Balla tha se u plotësua një detyrim i rëndësishëm që ka të bëjë me përcaktimin e institucioneve dhe të gjitha organeve që marrin të dhëna personale nga shërbimi i Gjendjes Civile, për mënyrën, llojin dhe sasinë e informacionit që ato marrin, duke i kushtuar vëmendje të veçantë pjesës së mbrojtjes së të dhënave personale.

Në këtë projekt udhëzim janë përfshirë disa institucione të reja, të cilat kanë një rol kyç në zbatimin e ligjit dhe mbrojtjen e të dhënave personale, të tilla si KLGJ, SPAK, BKH, AMP, etj. Këto institucione do të kenë qasje të saktësuar dhe të përshtatur në bazë të legjislacionit përkatës për mbrojtjen e të dhënave personale.

“Me anë të këtij Udhëzimi synohet që të ketë përmirësime në Procedurat e Shërbimit të Gjendjes Civile. Më konkretisht Udhëzimi i ri, siguron që shërbimi i Gjendjes Civile të jetë më transparent dhe të ofrojë informacionin e nevojshëm për këto institucione në mënyrë të sigurt dhe të kontrolluar. Ky udhëzim përmban gjithashtu përmirësime në procesin e verifikimit të të dhënave për të garantuar integritetin dhe sigurinë e informacionit të ndarë. Integrimi i teknologjisë dhe ndryshimet ligjore janë një risi tjetër e këtij udhëzimi.

Në kuadër të kësaj nisme janë përfshirë dispozita të reja që lidhen me përdorimin e teknologjisë në proceset zgjedhore, të cilat janë të rëndësishme për rritjen e besueshmërisë dhe efikasitetit të proceseve demokratike në vendin tonë. Në përgatitjen e këtij udhëzimi janë marrë parasysh dhe integruar komentet e institucioneve të ndryshme në mënyrë që dokumenti të përmbushë të gjitha kërkesat ligjore dhe të mbrojë të drejtat e qytetarëve”, u shpreh Balla.

Më tej, Ministri bëri apel për qytetarët dhe median ta mbështesin këtë iniciativë, e cila është jetike për përmirësimin e transparencës dhe besueshmërisë së institucioneve.

Komisioneri Besnik Dervishi deklaroi se u përmbyll një proces tejet i kujdesshëm në lidhje me aksesin e të dhënave e Regjistrit të Gjendjes Civile, të cilin e konsideron një proces model.

“Gjej rastin të falënderoj DPGJC, stafin, e ju personalisht për këtë proces korrekt, të kujdesshëm dhe që duhet të shërbejë si model të gjithë institucionet e tjera. Në funksion të këtyre detyrave edhe Zyra e Komisionerit, merr nuancat dhe shtohet në institucionet e sigurisë kombëtare. Veprimtaria e organeve ligjzbatuese, ku në juridiksionin e MB-së ka një veprimtari të gjerë, është shumë e ndjeshme edhe në këndvështrimin e mbrojtjes së të dhënave personale, administrimin dhe përpunimin e të dhënave në sistemet, databazat.

Pa harruar transparencën që këto institucione kanë në raport me publikun, e mbështetur në standardet e BE-së dhe në rregulloren e re të Bashkimit Europian. Ne kemi konstatuar që duhet forcuar niveli i marrjes së masave të sigurisë, ruajtja e konfidencialiteti i të dhënave, identifikimi dhe gjurmimi i niveleve të aksesit, apo dhe kategoria e të dhënave që përpunohen nuk duhet të jenë në tejkalim të parashikimeve apo duhet të jenë në respektim të parimit të mjaftueshmërisë”, nënvizoi Komisionieri.

Ju sugjerojmë

Përvetësuan mbi 2 mln Lekë gjoba, Gjykata e Kukësit cakton masa sigurie për 22 policë
Aktualitet

Rrugorja kontrolle të ‘rrepta’ në rrugë/ 22 persona të arrestuar, 39 të proceduar

9 Qershor, 2025 12:59 pm
Berisha denoncon me video: Votat u blenë në Tiranë, ja momenti kur..
Aktualitet

Berisha denoncon me video: Votat u blenë në Tiranë, ja momenti kur..

9 Qershor, 2025 12:41 pm
Kryeparlamentarja e Bullgarisë:Shqipëria, kampion në përpjekjet për integrimin në BE
Aktualitet

Kryeparlamentarja e Bullgarisë:Shqipëria, kampion në përpjekjet për integrimin në BE

9 Qershor, 2025 12:22 pm
Spiropali: Shqipëria vlerëson mbështetjen e Bullgarisë për integrimin në BE
Aktualitet

Spiropali: Shqipëria vlerëson mbështetjen e Bullgarisë për integrimin në BE

9 Qershor, 2025 12:20 pm
Po lufton mes jetës e vdekjes/ Qëllohet me armë zjarri shqiptari në Itali
Kronikë

Po lufton mes jetës e vdekjes/ Qëllohet me armë zjarri shqiptari në Itali

9 Qershor, 2025 12:07 pm
Forcat izraelite konfiskojnë anijen e nisur drejt Gazës dhe ndalojnë aktivistët
Bota

Forcat izraelite konfiskojnë anijen e nisur drejt Gazës dhe ndalojnë aktivistët

9 Qershor, 2025 11:57 am
Dështon seanca e 29-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Dështon seanca e 29-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

9 Qershor, 2025 11:47 am
IKMT aksion në jug/ Prishen objektet pa leje në Jalë dhe Dhërmi
Aktualitet

IKMT aksion në jug/ Prishen objektet pa leje në Jalë dhe Dhërmi

9 Qershor, 2025 11:43 am
Kryetari i Gjykatës së Lartë: S’duhet të trembeni nga presionet, s’ka vend për…
Aktualitet

Kryetari i Gjykatës së Lartë: S’duhet të trembeni nga presionet, s’ka vend për…

9 Qershor, 2025 11:38 am
Zbulimi i rrënojave antike, Rama: Transformim spektakolar për Durrësin
Aktualitet

Zbulimi i rrënojave antike, Rama: Transformim spektakolar për Durrësin

9 Qershor, 2025 11:27 am
Para
Shtyhet afati për Komisionin Hetimor të Sterilizimit

Shtyhet afati për Komisionin Hetimor të Sterilizimit

Shkodër/ E reja tenton të hidhet në lumin Buna bashkë me 4 fëmijët e mitur

Shkodër/ E reja tenton të hidhet në lumin Buna bashkë me 4 fëmijët e mitur

Vidhnin monedha floriri në Francë, SPAK:Grupi kriminal ka qarkulluar mbi 2.8 milionë Euro

SPAK dërgon për gjykim dosjen e Bruno Çobos dhe 16 të tjerëve, ja akuzat ndaj tyre

TE FUNDIT

Rrugorja kontrolle të ‘rrepta’ në rrugë/ 22 persona të arrestuar, 39 të proceduar

Përvetësuan mbi 2 mln Lekë gjoba, Gjykata e Kukësit cakton masa sigurie për 22 policë
9 Qershor, 2025

Policia Rrugore në Tiranë vijon kontrollet në rrugët e kryeqytetit për të parandaluar aksidentet dhe për të menaxhuar trafikun. Konkretisht...

Lexo më shumë

Berisha denoncon me video: Votat u blenë në Tiranë, ja momenti kur..

Berisha denoncon me video: Votat u blenë në Tiranë, ja momenti kur..
9 Qershor, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një dalje për mediat ka bërë një tjetër denoncim publik në lidhje me...

Lexo më shumë

Kryeparlamentarja e Bullgarisë:Shqipëria, kampion në përpjekjet për integrimin në BE

Kryeparlamentarja e Bullgarisë:Shqipëria, kampion në përpjekjet për integrimin në BE
9 Qershor, 2025

Kryetarja e Parlamentit të Bullgarisë, Nataliya Kiselova ka deklaruar se mbështet Shqipërinë lidhur me anëtarësimin e saj në unionin evropian....

Lexo më shumë

Spiropali: Shqipëria vlerëson mbështetjen e Bullgarisë për integrimin në BE

Spiropali: Shqipëria vlerëson mbështetjen e Bullgarisë për integrimin në BE
9 Qershor, 2025

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, priti sot në një takim zyrtar Kryetaren e Asamblesë Kombëtare të Bullgarisë, Nataliya...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com