Aktualitet

INSTAT/ Ja cili është profesioni më i paguar në Shqipëri



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:21 - 04/05/16 |
root

Profesioni që siguron pagën më të lartë mesatare në 2015 rezulton ai i specialistit të teknologjisë së informacionit. Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave, paga mesatare bruto për këtë profesion në vitin 2015 ishte afro 89 mijë lekë në muaj.

Për këto kategori, paga mesatare ishte pak më shumë se 78 mijë lekë. Pozicione të tjera që sigurojnë pagesa të larta janë ato të drejtuesve administrativë e komercialë, me rreth 84 mijë lekë në muaj dhe kategoria e specialistëve të administrimit të biznesit, me 81 mijë lekë në muaj. Pagat e profesionistëve të shëndetësisë dhe arsimit ngelen ende në nivele relativisht të ulëta.

Sipas INSTAT­ në 2015-­ën paga mesatare për një mjek ishte 52 mijë lekë në muaj, ndërsa për një arsimtar rreth 56 mijë lekë në muaj. Punët me paga më të ulëta në ekonomi janë ato në bujqësi, ndërtim dhe në industrinë përpunuese, rreth 20­30 mijë lekë në muaj./Balkanweb

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas