Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Instalohet në celular edhe në distancë”,jo vetëm armiku edhe miku përgjon

2021/07/22 at 10:28 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“Instalohet në celular edhe në distancë”,jo vetëm armiku edhe miku përgjon

Softueri Pegasus i firmës izraelite NSO është një nga mjetet më të fuqishme të përgjimit në botë. Programi mund të instalohet fshehurazi në telefonin celular, pa dijeninë e personit të prekur.

Zgjodhëm emrin „Pegasus”, sepse softueri është një kalë Troje, madje një kalë Troje me krahë, që fluturon direkt në telefonin celular, qe shprehur njëherë në një intervistë Shalev Hulio, shefi i firmës izraelite NSO. Madje programi i spiunimit mund të instalohet nga distanca, pa asnjë ndërhyrje në aparaturë, në mënyrë krejtësisht të fshehtë, pa dijeninë e personit që përgjohet, madje edhe pa qenë nevoja, që viktima të bëjë diçka.

Produkti më i shitur

Trojani „Pegasus” është bestselleri i firmës. Në mbarë botën shërbimet sekrete dhe autoritetet policore e shfrytëzojnë këtë program, për të spiunuar plotësisht dhe pa u vënë re personat që kanë në shenjestër.

Nëse sulmuesit kanë arritur të fusin „Pegasus” në celularin e dikujt, atëherë ata kanë kontrollin e plotë mbi aparaturën. Ata janë në gjendje të kopjojnë të gjitha të dhënat nga telefoni celular dhe të aktivizojnë fshehurazi mikrofonin apo kamerën dhe të lexojnë madje edhe mesazhe të koduara. Një ndër arsyet kryesore për popullaritetin e softuerit konstrovers është ndoshta fakti, se „Pegasus” mund të instalohet relativisht lehtë në celular dhe kjo vështirë se mund të pengohet.

Për të shpëtuar jetë?!

Prodhuesi bën të ditur se ua shet teknologjinë e tij vetëm organizatave qeveritare të verifikuara. Dhe vetëm për të luftuar terrorizmin dhe krimin. Për këtë qëllim, raporton NSO, softueri përdoret „çdo ditë” në të gjithë botën duke përmbushur një „mision që shpëton jetë”.

Por në mbarë botën qindra gazetarë, aktivistë të të drejtave të njeriut, avokatë dhe politikanë, ndër ta edhe presidentë shtetesh, janë spiunuar me softuerin e fuqishëm të spiunazhit.

Përgjim gazetarësh dhe aktivistësh

Kjo rezulton nga hulumtimi i bërë prej një konsorciumi ndërkombëtar gazetarësh, në të cilin bëjnë pjesë edhe NDR, WDR, „Süddeutsche Zeitung” dhe gazeta javore „Zeit”. Kërkimet e gazetarëve së bashku me organizatën Forbidden Stories dhe Amnesty International zbuluan një rekord prej më shumë se 50.000 numrash telefoni të përgjuar.

Softueri spiun është përdorur kundër gazetarëve dhe aktivistëve të të drejtave të njeriut në Bjellorusi, Hungari dhe Arabinë Saudite.

Sipas mediave softueri i spiunazhit Pegasus është përdorur edhe kundër presidentit farncez Emanuel Macron dhe politikanëve të tjerë francezë./DW

Ju sugjerojmë

“Fokusi vetëm te protesta”, detaje nga mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD
Kryesore

“Fokusi vetëm te protesta”, detaje nga mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD

17 Dhjetor, 2025 7:07 pm
Këshilli Kombëtar, Berisha: Ky takim u vonua për shkak të mbrojtjes së votës
Kryesore

Këshilli Kombëtar, Berisha: Ky takim u vonua për shkak të mbrojtjes së votës

17 Dhjetor, 2025 6:48 pm
Këshilli Kombëtar, mungon Salianji: S’desha të shmangin vëmendjen nga skandalet
Kryesore

Këshilli Kombëtar, mungon Salianji: S’desha të shmangin vëmendjen nga skandalet

17 Dhjetor, 2025 6:39 pm
Avokatja e Popullit shkon tek Erion Veliaj në burg, viziton edhe Lefter Kokën
Aktualitet

SPAK nuk i jep leje Veliajt të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak

17 Dhjetor, 2025 3:51 pm
Masakra në Australi, autori akuzohet për 59 vepra penale
Bota

Masakra në Australi, autori akuzohet për 59 vepra penale

17 Dhjetor, 2025 3:41 pm
Skandali “Qatargate”/ PE i heq imunitetin eurodeputetes italiane, Alessandra Moretti
Bota

Skandali “Qatargate”/ PE i heq imunitetin eurodeputetes italiane, Alessandra Moretti

17 Dhjetor, 2025 2:46 pm
Berisha paralajmëron përjashtimin e Salianjit nga PD pas takimit të Elbasanit
Kryesore

Berisha paralajmëron përjashtimin e Salianjit nga PD pas takimit të Elbasanit

17 Dhjetor, 2025 1:51 pm
Këshilli i BE: Mirëpresim ambicien e Shqipërisë për mbylljen e negociatave
Kryesore

Këshilli i BE: Mirëpresim ambicien e Shqipërisë për mbylljen e negociatave

17 Dhjetor, 2025 1:03 pm
Peleshi nuk ka dorëzuar ende të gjitha materialet e SPAK për Ballukun, reagon PD
Kryesore

Peleshi nuk ka dorëzuar ende të gjitha materialet e SPAK për Ballukun, reagon PD

17 Dhjetor, 2025 1:01 pm
“Dëgjova Erionin që po qante”, dëshmia e gardianit që i dha telefonin Veliajt
Aktualitet

“Zbulova miqtë e ditëve të vështira”, Veliaj mesazh nga burgu për ditëlindjen e tij

17 Dhjetor, 2025 12:39 pm
Para
“Dilni se u dogjëm”, si shpëtoi familja me 7 anëtarë nga zjarri në banesë

“Dilni se u dogjëm”, si shpëtoi familja me 7 anëtarë nga zjarri në banesë

Ishte futur për t’u larë, mbytet 7-vjeçari në lumin Osum

Ishte futur për t’u larë, mbytet 7-vjeçari në lumin Osum

155 gjyqtarë të shkarkuar dhe 56 të dorëhequr, bilanci i KPK në 5 vite

155 gjyqtarë të shkarkuar dhe 56 të dorëhequr, bilanci i KPK në 5 vite

TE FUNDIT

“Fokusi vetëm te protesta”, detaje nga mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD

“Fokusi vetëm te protesta”, detaje nga mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD
17 Dhjetor, 2025

Të tjera detaje janë zbardhur nga mbledhja me dyer të mbyllura e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Mësohet se Berisha...

Lexo më shumë

Këshilli Kombëtar, Berisha: Ky takim u vonua për shkak të mbrojtjes së votës

Këshilli Kombëtar, Berisha: Ky takim u vonua për shkak të mbrojtjes së votës
17 Dhjetor, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është shprehur se mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD-së u vonua për shkak të...

Lexo më shumë

Këshilli Kombëtar, mungon Salianji: S’desha të shmangin vëmendjen nga skandalet

Këshilli Kombëtar, mungon Salianji: S’desha të shmangin vëmendjen nga skandalet
17 Dhjetor, 2025

Sali Berisha ka mbledhur sot Këshillin Kombëtar të PD, në selinë blu, ku në fokus të diskutimeve është protesta e...

Lexo më shumë

SPAK nuk i jep leje Veliajt të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak

Avokatja e Popullit shkon tek Erion Veliaj në burg, viziton edhe Lefter Kokën
17 Dhjetor, 2025

Prokuroria e Posaçme nuk i ka dhënë leje Erion Veliajt që të marrë pjesë fizikisht në mbledhjen e Këshillit Bashkiak...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com