Aktualitet

Instalacion 3.7 mln € në kryeministri në kohë krize,Ibrahimaj:Projekti i parashikuar



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:10 - 14/09/22 |
Opi Nion

Në një dalje për mediat pas mbledhjes së qeverisë, ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj është pyetur nga gazetarët në lidhje tenderin 3.7 milionë euro për ndertimin e një instalacioni me dru dhe gjelbërim në godinen e kryeministrisë, në kohën kur vendi po përballet me krizën e çmimeve dhe të energjisë dhe po bën thirrje për kursim.

Ministrja u përgjigj duke thënë se ky projekt ka qenë i parashikuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

“Në fakt mendoj që sot vëmendja duhet të jetë tek nismat dhe vendimet që qeveria ka marrë. Ne gjatë javës prezantuam gjithë paketën e rezistencës që në total e çon fondin e mbështetjes së qeverisë shqiptare në nivelin 43 miliardë Lekë. Janë fonde të cilat përbëjnë rreth 65% të buxhetit që qeveria ka patur mesatarisht në 5 vitet e fundit për financime investim të brendshëm. Bëhet fjalë për një fond që u është vënë në dispozicion qytetarëve shqiptarë.

Ne kemi bërë transparente gjithë vendimet që kemi marrë me qëllim shpenzimet buxhetore. Ky është projekt i cili ka qenë i parashikuar dhe futet në zbatim dhe në paketën e projekteve të Fondit Shqiptar të Zhvillimit që inicion këtë vit. Gjithë investimet çojnë në rritje të nivelit të punësimit në vend. Nuk duhen konsideruar çështjet në veçanti por në kompleksitetin e tyre”, deklaroi ministrja Ibrahimaj.

Pas