Kronikë

Instagrami tradhton shqiptarin, poston foto dhe flet me vajza nga burgu


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:44 - 24/01/21 |
Doriana Çepunaj

Një i burgosur shqiptar ka marrë vëmendjen e mediave në Britaninë e Madhe. Ai ka arritur të fusë  një telefon në qelinë ku po vuan dënimin madje ka postuar edhe foto në rrjetin social Instagram.

Sunday Telegraph shkuan se bëhet fjalë për Valjet Pepaj, shqiptarin me origjinë nga Shkodra, i dënuar për trafik heroine.

Pepaj është dënuar me 27 vite burg, por mund të marrë dhe një dënim tjetër për thyerjen e rregullave të burgjeve pasi ka futur telefon në qeli.

Media britanike veprimin e shqiptarit e konsiderojnë si tallje me sistemin e burgjeve. Gjithashtu, Sunday Telegraph shkruan se Pepaj edhe pse është në burg komunikon me vajza  të ndryshme dhe u thotë se do të dalë nga burgu shumë shpejt.

Valjet Pepaj u dënua në 2018 pasi pranoi akuzat për trafik të 50 kg drogë me vlerë 2 milionë Paund dhe cilësohet si kreu i një organizate kriminale./Opinion.al

Pas