Më në fund Instagrami vjen me një risi e cila do të na “shpëtojë” nga njerëzit e pa dëshirueshëm. Një buton i quajtur “mute” është shtuar së fundmi, i cili na mundëson që të mos na dalin më në kryefaqen tonë postime nga njerëz që nuk na interesojnë dhe ajo çka është më e rëndësishmja as nuk kuptohet fare “hileja” që ne kemi bërë.
Një buton i tillë i ngjashëm është edhe në Facebook dhe Twitter, por në Instagram është hera e parë që shtohet.
Butoni mute është instaluar tashmë në një numër të vogël përdoruesish të IOS, por shumë shpejt do të jetë i përdorshëm nga të gjithë përdoruesit.
Megjithatë fakti se ju mund ti bëni “mute” një llogarie nuk do të thotë se ju asnjëherë nuk do të keni mundësinë për ti parë fotot e tyre. Lehtësisht mund ti shikoni duke hapur faqen e profilit të tyre pa qenë nevoja të dalin në kryefaqe. Gjithashtu në rast pendimi çdo përdorues llogarinë që ka bërë mute lehtësisht mund ta bëjë përsëri unmute dhe gjithçka vijon normalisht.