-Teknologji

Instagram nën hetim për abuzimin e fëmijëve


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:34 - 19/11/21 |
Opi Nion

Një grup shtetesh amerikane po hetojnë se si “Instagram” shënjestron fëmijët, dhe rreziqet e mundshme që ky rrjet social sjell për ta.

Ky grup i përbërë nga shtete demokrate dhe ato republikane po hetojnë Instagramin dhe kompaninë mëmë “Facebook”, për të kuptuar nëse janë shkelur ligjet për mbrojtjen e konsumatorit.

Sipas BBC, ky hetim vjen pasi një punonjëse e kompanisë dëshmoi në SHBA se kompania e dinte se produktet e saj mund të dëmtonin fëmijët.

Ndërkohë një zëdhënës i “Facebook” mohoi të enjten se platformat e tyre janë të pashëndetshme.

Prokurorja e Përgjithshme e Masaçusets, Maura Healey, ishte e para që njoftoi hetimin.

Ajo shkroi në Tëitter: “Facebook, ose Meta, e ka ditur që Instagrami është i lidhur me depresionin, çrregullimet e të ngrënit dhe vetëvrasjen tek të rinjtë”.

“Ne do të identifikojmë nëse ndonjë ligj është shkelur dhe do t’i japim fund abuzimit.”

Prokurori i Përgjithshëm i Nebraskës Doug Peterson, tha se kompanitë “i trajtojnë fëmijët tanë si mallra të thjeshta për t’i manipuluar”.

“Këto platforma të mediave sociale janë jashtëzakonisht të rrezikshme dhe janë vërtetuar se shkaktojnë dëme fizike dhe mendore te të rinjtë”, shtoi Prokurorja e Përgjithshme e Nju Jorkut, Letitia James./Opinion.al

Pas