-Teknologji

Instagram-i do të heqë filtrat që promovojnë kirurgjinë plastike


               Publikuar në : 17:17 - 23/10/19 |
xhu lia

Drejtuesit e rrjetit social Instagram kanë bërë të ditur se do të hiqen të gjithë filtrat që promovojnë kirurgjinë plastike, për shkak të shqetësimeve lidhur me dëmtimin e shëndetit mendor tek njerëzit.

Sipas hulumtimeve filtrat që ndryshojnë fytyrën, mund t’i bëjnë njerëzit të ndjehen më keq në lidhje me mënyrën se si duken.

“Ne i rivlerësojmë politikat tona dhe duam që filtrat tanë të jenë një përvojë pozitive për njerëzit”,- tha një zëdhënës i platformës online për shpërndarjen e fotografive. Megjithatë nuk dihet sesa kohë do të marrë heqja e të gjithë filtrave.

Muajin e kaluar ky rrjet social ka vendosur të fshijë postimet e dietave dhe të kirurgjisë plastike, pas këshillimeve me ekspertë të mediave sociale./Opinion.al/

Pas