Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Inskenoi vdekjen e tij, gjykata italiane vendos: Davide Pecorelli do të ekstradohet në Shqipëri

2024/05/24 at 7:53 PM
në Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Inskenoi vdekjen e tij, gjykata italiane vendos: Davide Pecorelli do të ekstradohet në Shqipëri

Gjykata e Apelit në Perugia i ka dhënë dritën jeshile ekstradimit drejt Shqipërisë të Davide Pecorelli-t. Sipërmarrësi 49-vjeçar italian nga Valtiberina u dënua me 4 vjet burg nga gjykata e Pukës në Shqipëri, për një seri krimesh të kryera në vendin tonë.

Pecorelli inskenoi vdekjen e tij në Janar të 2021. Makina e tij u gjet e shkrumbuar në fshatin Gjegjan dhe brenda saj u gjetën edhe eshtra njerëzore, duke bërë fillimisht që të mendohej se i përkisnin pikërisht 49-vjeçarit. Por disa muaj më vonë ai u shfaq në Itali. Ai u shpëtua në det, teksa lundronte me një varkë të vogël.

E kur zbriti në tokë, u përball me urdhërarrestin e lëshuar nga gjykata shqiptare, më 2 Tetor të 2022. Nga vendi ynë ai akuzohej për mashtrim, dhunim të varreve, shkatërrim prone me zjarr, kalim të jashtëligjshëm të kufirit dhe veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Akuza e fundit ra, ndërsa për akuzat e tjera Pecorelli, i cili përfitoi nga gjykimi i shkurtuar, u dënua në Prill të këtij viti me 4 vjet burg nga Gjykata e Pukës.

Rasti i Davide Pecorelli-t në fakt për shumë kohë ishte i mbushur me intrigë. Me origjinë nga San Giustino, sipërmarrësi në sektorin e produkteve të bukurisë dhe ish-arbitër, ishte vendosur në vendin tonë, aty ku fillimisht u mendua se ishte karbonizuar.

Më pas u rishfaq në Itali, në ujërat e detit Tirreno. Tregoi një histori si nëpër libra, duke thënë se kishte qenë në kërkim të një thesari. Në fakt, sipas asaj që doli në hetimet e autoriteteve shqiptare, në Janar të 2024-s, i vuri flakën makinës që kishte marrë me qira në Shqipëri dhe brenda saj vendosi eshtra për të simuluar vdekjen e tij.

E gjithë ngjarja u inskenua për shkak të borxheve, të cilat e çuan të ndërmerrte këto veprime. Për këto vepra ai u vendos në arrest provizor në Itali. Shqipëria kërkoi ekstradimin e tij që prej 2022. E teksa drejtësia shqiptare foli në muajin Prill, këtë të premte ishte radha e asaj italiane.

Avokatët e Pecorelli-t, i cili është baba i 4 fëmijëve, njoftuan se do ta ankimojnë vendimin e Gjykatës së Apelit për ta ekstraduar 49-vjeçarin drejt vendit tonë, me argumentin se dënimi i dhënë për të është në proporcion të zhdrejtë me akuzat e ngritura. Ata po ashtu mësohet se kanë kërkuar një vlerësim të kushteve të institucionit të vuajtjes së dënimit ku do të transferohet klienti i tyre.

Ju sugjerojmë

Rënie inertesh, gurësh e prezencë uji, ARRSH: Bllokime në disa akse rrugore
Aktualitet

Rënie inertesh, gurësh e prezencë uji, ARRSH: Bllokime në disa akse rrugore

10 Janar, 2026 9:14 am
Qeveria e Venezuelës nis lirimin e të burgosurve politikë
Bota

Qeveria e Venezuelës nis lirimin e të burgosurve politikë

9 Janar, 2026 10:36 pm
Kapja e Maduros, zyrtarët amerikanë “zbarkojnë” në Venezuelë
Bota

Kapja e Maduros, zyrtarët amerikanë “zbarkojnë” në Venezuelë

9 Janar, 2026 9:22 pm
Humbja e thellë në zgjedhje, Berisha: Ishin farsë
Kryesore

Aksioni opozitar, PD mbledh nesër Kryesinë

9 Janar, 2026 8:52 pm
Përmbytjet në Durrës/ Protestë para bashkisë, qytetarët kërkojnë dëmshpërblim
Aktualitet

Përmbytjet në Durrës/ Protestë para bashkisë, qytetarët kërkojnë dëmshpërblim

9 Janar, 2026 8:22 pm
Mbi 50 protestues të vrarë në demonstratat në Iran
Bota

Mbi 50 protestues të vrarë në demonstratat në Iran

9 Janar, 2026 7:56 pm
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump: Nuk kam nevojë për ligjin ndërkombëtar, i bindem vetëm moralit tim

9 Janar, 2026 7:26 pm
Moti i keq shkakton ndërprerje të energjisë elektrike në Francë dhe Britani
Bota

Moti i keq shkakton ndërprerje të energjisë elektrike në Francë dhe Britani

9 Janar, 2026 4:59 pm
Përmbytjet,Ministria e Mbrotjes:Mbi 155 efektivë në terren për të ndihmuar qytetarët
Aktualitet

Përmbytjet,Ministria e Mbrotjes:Mbi 155 efektivë në terren për të ndihmuar qytetarët

9 Janar, 2026 4:46 pm
Petro: Shoh rrezik real për një kërcënim ushtarak të SHBA-së ndaj Kolumbisë
Bota

Petro: Shoh rrezik real për një kërcënim ushtarak të SHBA-së ndaj Kolumbisë

9 Janar, 2026 4:09 pm
Para
OBSH: COVID-19 shkurtoi jetëgjatësinë në botë

OBSH: COVID-19 shkurtoi jetëgjatësinë në botë

Ministrja e Jashtme e Kosovës për The Guardian: Qëllimi i serbëve ishte pushtimi i Veriut

Gërvalla: Nuk e zbatojmë variantin e BE-së për Asociacionin nëse Beogradi nuk zbaton marrëveshjen e Brukselit

Sherr në terminalin e autobusëve, plagoset me thikë një person në Fier

Efektivja e policisë u vetëvra me armën e shërbimit, shoqërohet i dashuri i saj

TE FUNDIT

Rënie inertesh, gurësh e prezencë uji, ARRSH: Bllokime në disa akse rrugore

Rënie inertesh, gurësh e prezencë uji, ARRSH: Bllokime në disa akse rrugore
10 Janar, 2026

Në disa akse rrugore të vendit ka pasur rënie gurësh, inerte dhe prezencë të ujit, për shkak të reshjeve të...

Lexo më shumë

Qeveria e Venezuelës nis lirimin e të burgosurve politikë

Qeveria e Venezuelës nis lirimin e të burgosurve politikë
9 Janar, 2026

Qeveria e Venezuelës ka nisur lirimin e të burgosurve politikë, në një hap që zyrtarët e përshkruan si një “gjest...

Lexo më shumë

Kapja e Maduros, zyrtarët amerikanë “zbarkojnë” në Venezuelë

Kapja e Maduros, zyrtarët amerikanë “zbarkojnë” në Venezuelë
9 Janar, 2026

Personeli diplomatik dhe i sigurisë nga njësia për Çështjet e Venezuelës në Departamentin e Shtetit të SHBA-së, kanë udhëtuar sot...

Lexo më shumë

Aksioni opozitar, PD mbledh nesër Kryesinë

Humbja e thellë në zgjedhje, Berisha: Ishin farsë
9 Janar, 2026

Partia Demokratike do të mbledhë nesër Kryesinë në ora 13:00. Kjo mbledhje do të fokusohet në aksionin opozitar dhe sesi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com