Aktualitet

Insektet kthehen problem për sezonin veror



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:47 - 12/07/22 |
Opi Nion

Durrësi ka nisur të mbipopullohet me pushues vendas dhe të huaj, por ajo çka mbetet shqetësuese për këtë sezon veror është prezenca e insekteve dhe veçanërisht mushkonjave.

Dezinsketimi i hapësirave publike edhe pse piku i sezonit po arrin, nuk është kryer ende nga Instituti i Shëndetit Publik, teksa ndërhyrja e Bashkisë nuk ka qenë e mjaftueshme për t’i dhënë zgjidhje çështjes.

Në Shëngjin kryesisht në zonën e Kunes dhe të Vainit, fenomeni i insekteve është më i pranishëm. Pushuesit janë të ndarë në mendime. Ka nga ata të cilët e shohin si një problem shqetësues, por ka edhe nga ata të cilët e shohin si diçka normale.

Bizneset e zonës kanë ndërmarrë iniciativa personale duke dezinsektuar zonat përreth, por kjo duket e pamjaftueshme.

Për pushuesit e plazhit dhe parkut kombëtar Divjakë – Karavasta, këtë vit insektet nuk janë shqetësim. Ata thonë se kanë qëndruar disa ditë me pushime dhe nuk janëbezdisur nga mushkonjat.

Specialisti në Bashkinë e Divjakës, Dorian Spaho, tha se ata janë angazhuar vetë për të kryer dezinsketimin me fonde të Bashkisë. Vonesat në tenderin e dezinsektimit vijojnë./Tv Klan

Pas