Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Injorimi i socialistëve të degës lokale shkakton debat në PS e Shkodrës

2019/10/31 at 1:39 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Injorimi i socialistëve të degës lokale shkakton debat në PS e Shkodrës

Takimi i së mërkurës i degës së Partisë Socialiste në Shkodër është shoqëruar me debate të forta.

Emërimi i drejtorëve në institucionet rajonale dhe lokale nga Tirana dhe jo nga konsultimet me bazën e partisë në Shkodër ka qenë pakënaqësia kryesore rreth të cilës është zhvilluar debati. Sekretarit Organizativ, Arben Pëllumbi i është kërkuar llogari për këtë injorim që i është bërë degës lokale të cilës sipas tyre i kërkohet të bëjë fushatë e të mbledhë vota.

Pëllumbi i ka konsideruar këto ankesa si qejfmbetje personale. “Arsyeja bazë që ne të gjithë merremi me këtë punë është sepse besojmë që Partia Socialiste dhe Qeveria e saj është ajo e cila e bën më mirë shërbimin ndaj qytetarëve. Por nuk përjashtohen mundësitë që individë të caktuar të kenë probleme personale”, tha Pëllumbi.

Ai tha se për zgjedhjen e drejtuesve të rinj të institucioneve lokale në Shkodër është ngritur një grup qytetar i spikatur megjithëse debatet ishin pikërisht për faktin se emërimet vijnë të gatshme nga Tirana.

Një nga rastet që ngjalli debat në degën socialiste të Shkodrës ishte përzgjedhja e Valdrin Pjetrit si kandidat për Bashkinë i cili u detyrua të japë dorëheqjen pasi u zbulua se kishte qenë i dënuar në Itali. Kjo ndezi një debat mbi faktin se nga kishte ardhur propozimi për Pjetrin ku nga njëra anë, ish-drejtuesi i qarkut Ditmir Bushati deklaroi se propozimi erdhi nga qendra ndërsa kryeministri Rama ka deklaruar se propozimi ka ardhur nga baza në Shkodër.

Diskutimet në Shkodër pritet të vijojnë edhe të premten në selinë qendrore të PS në Tiranë ku kryeministri Rama ka thirrur grupin e veriut, me drejtuesit e qarqeve të Shkodrës, Lezhës, Dibrës dhe Kukësit. /Opinion.al

Ju sugjerojmë

I riu u gjet i vdekur pranë liqenit të Shkopetit, dyshime për vrasje
Aktualitet

I riu u gjet i vdekur pranë liqenit të Shkopetit, dyshime për vrasje

9 Korrik, 2025 10:34 am
Situata me zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 29 vatra në 24 orë, 2 ende aktive
Aktualitet

Situata me zjarret në vend/MM: Në 24 orë u raportuan 16 vatra, 4 ende aktive

9 Korrik, 2025 10:26 am
Në kërkim për organizatë kriminale dhe trafikim narkotikësh, arrestohet 46-vjeçari
Aktualitet

Në kërkim për organizatë kriminale dhe trafikim narkotikësh, arrestohet 46-vjeçari

9 Korrik, 2025 10:21 am
Trump “shuplakë” Putinit: SHBA-të gati të dërgojnë raketat Patriot në Ukrainë
Bota

Trump “shuplakë” Putinit: SHBA-të gati të dërgojnë raketat Patriot në Ukrainë

9 Korrik, 2025 9:52 am
Trump kërcënon me tarifa të reja ndaj BE-së, Brukseli në alarm: Po japim shumë..
Bota

Trump kërcënon me tarifa të reja ndaj BE-së, Brukseli në alarm: Po japim shumë..

9 Korrik, 2025 9:47 am
Mashtrimet online rrisin trafikimin e qenieve njerëzore
Bota

Mashtrimet online rrisin trafikimin e qenieve njerëzore

9 Korrik, 2025 9:34 am
Aksioni i IKMT në Theth/Banorët bllokojnë rrugën në hyrje të fshatit turistik
Aktualitet

Aksioni i IKMT në Theth/Banorët bllokojnë rrugën në hyrje të fshatit turistik

9 Korrik, 2025 9:28 am
Gjermani, numër rekord banorësh/Rritja nuk ka ardhur nga lindjet, por nga emigrantët
Bota

Gjermani, numër rekord banorësh/Rritja nuk ka ardhur nga lindjet, por nga emigrantët

9 Korrik, 2025 9:19 am
“Arratisje” në freskinë e Alpeve të Dibrës, Rama ndan pamjet
Aktualitet

“Arratisje” në freskinë e Alpeve të Dibrës, Rama ndan pamjet

9 Korrik, 2025 9:05 am
Arsyet pse BE-ja nuk ka vendosur sanksione të reja kundër Rusisë
Bota

Arsyet pse BE-ja nuk ka vendosur sanksione të reja kundër Rusisë

9 Korrik, 2025 9:01 am
Para
Koreja e Veriut nuk ndalet, teston dy raketa balistike

Koreja e Veriut nuk ndalet, teston dy raketa balistike

Miliona dollarë pas vdekjes, kush fitoi më shumë nga të famshmit e ndjerë

Miliona dollarë pas vdekjes, kush fitoi më shumë nga të famshmit e ndjerë

I mohuan ngritje në detyrë për arsyen e çuditshme,fiton 20 milionë dollarë

I mohuan ngritje në detyrë për arsyen e çuditshme,fiton 20 milionë dollarë

TE FUNDIT

I riu u gjet i vdekur pranë liqenit të Shkopetit, dyshime për vrasje

I riu u gjet i vdekur pranë liqenit të Shkopetit, dyshime për vrasje
9 Korrik, 2025

Mbrëmjen e djeshme, 8 korrik, policia gjeti të pajetë 23 vjeçarin Renis Dobra, pranë liqenit të Shkopetit. Siç raporton gazetari...

Lexo më shumë

Situata me zjarret në vend/MM: Në 24 orë u raportuan 16 vatra, 4 ende aktive

Situata me zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 29 vatra në 24 orë, 2 ende aktive
9 Korrik, 2025

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 16 vatra zjarri, nga të cilat 4 janë ende aktive. Këto vatra zjarri...

Lexo më shumë

Në kërkim për organizatë kriminale dhe trafikim narkotikësh, arrestohet 46-vjeçari

Në kërkim për organizatë kriminale dhe trafikim narkotikësh, arrestohet 46-vjeçari
9 Korrik, 2025

Arrestohet një shtetas i shpallur në kërkim nga autoritetet italiane për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe trafikim të lëndëve narkotike....

Lexo më shumë

Trump “shuplakë” Putinit: SHBA-të gati të dërgojnë raketat Patriot në Ukrainë

Trump “shuplakë” Putinit: SHBA-të gati të dërgojnë raketat Patriot në Ukrainë
9 Korrik, 2025

Një kthesë e papritur nga Washingtoni, Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara do të rifillojnë dërgimin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com