Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Injorimi i Ballkanit dhe axhenda e Sorosit, rrezik për ne

2018/08/31 at 9:22 PM
në Komente
Kohë leximi: 4 min
A A
Injorimi i Ballkanit dhe axhenda e Sorosit, rrezik për ne

Nga L. Todd Wood, e Enjte, Gusht 30, 2018


Një udhëtim i kohëve të fundit në Ballkan, risolli edhe njëherë në vëmendje, fuqishëm, rëndësinë e këtij rajoni për politikëbërësit e SHBA-së dhe Perëndimit.  Ballkani është i zhytur në histori, e më shumë sot, në mes të lojës së madhe gjeopolitike, ne po e injorojmë këtë rajon duke vënë në rrezik veten.

Shumica e votuesve të mirëinformuar janë të vetëdijshëm për luftrat destabilizuese të Ballkanit të fundshekullit të 20-të dhe, me siguri, janë të vetëdijshëm për shkëndijën e cila filloi Luftën e Parë Botërore, kur Duka Franz Ferdinand u vra në Sarajevë, Serbi, teksa udhëhiqte fuqitë e mëdha për të filluar Luftën që do t’ju jepte fund të gjitha luftrave.

Sot rajoni po zjen përsëri nga pakënaqësitë, me fuqitë e mëdha të vjetra dhe të reja, që kërkojnë të zgjerojnë ndikimin e tyre, duke rrezikuar Perëndimin.

Ndikimi më i dukshëm dhe i nënvlerësuar në Ballkanin Perëndimor është Turqia, ku Presidenti Rexhep Taip Erdogan po promovon një rol më të madh të Islamit në politikë dhe shoqëri në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Bosnjë. Udhëtimi im i fundit në Shqipëri ishte në vitin 2014, ku vështirë se shikoje ndonjë dëshmi të ndikimit fetar në këtë vend historikisht laik. Sot është e vështirë të mos shikosh gratë e mbuluara në rrugë dhe xhamitë e reja që po ndërtohen në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë.

Me administratën e Trump në konflikt me qeverinë e Erdogan për arsye të shumta, duke përfshirë arrestimin e pastorit amerikan dhe blerjen e planifikuar të sistemeve raketore ruse nga Turqia, është vënë në dyshim stabiliteti i pjesës jugore të NATO-s. Nga perspektiva strategjike kjo e bën Ballkanin edhe më të rëndësishëm.

Z. Erdogan po ndez kujtime të vjetra të konflikteve etnike dhe fetare që datojnë nga koha e  Perandorisë Osmane, pasi ai e promovon veten si një “mbrojtës i muslimanëve” në rajon. NATO po injekton aktualisht disa fonde për rinovimin e një baze ajrore shqiptare, në mënyrë që të përmbushë standardet e ndërveprimit të aleancës, ndërkohë që  përshtatet me anëtarët e rinj.

Sa për NATO-n, Aleanca dalëngadalë po merr nēn mbrojtje pothuajse pjesën më të madhe te rajonit, si për inat tè Moskës, që ka punuar pa u lodhur për ta ndalur këtë gjë. Serbia është vendosmërisht në kampin rus dhe një aleat afatgjatë. Bombardimi i forcave serbe nga NATO në vitet ‘90 është ende i freskët në kujtesën e zyrtarëve rusë dhe qytetarëve të zakonshëm gjithashtu.

Kina ka bërë disa përpjekje për të zgjeruar ndikimin e saj me ofertat tipike të Pekinit nëpërmjet financimit të infrastrukturës (së bashku me listën e gjatë të kushteve që i bashkëngjiten këtyre marrëveshjeve), si pjesë e iniciativës së tyre të quajtur “Belt and Road Initiative” .

Nga ana e tij, Bashkimi Evropian vazhdon të mbajë të lidhur Shqipërinë dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, me premtimin se një ditë do të anëtarësohen, edhe pse korrupsioni është ende mbizotërues në Tiranë dhe Shkup, që ka të ngjarë të pengojë anëtarësimin e tyre në BE tani për tani.

Ndoshta situata më shqetësuese në Ballkan për momentin është abdikimi i administratēs Trump nga diplomacia në rajon në favor të filantropistit liberal miliarder Xhorxh Soros, si dhe djalit dhe emisarit të ri, Aleks. Në përpjekjen e tyre për të krijuar një zonë të pënashkët ekonomike, pa kufij, të ngjashme me Jugosllavinë, Aleks Soros është takuar me qeveritë e Serbisë, Shqipërisë dhe Kosovës të paktën nëntë herë gjatë muajve të fundit. Fotot e tij me kryetarët e shteteve të Ballkanit janë shfaqur në të gjitha faqet e tij të medias sociale.

Qëllimi duket të jetë një marrëveshje midis Serbisë dhe Kosovës për të shkëmbyer territore për njohjen afatgjatë dhe bashkëjetesën paqësore. Rreziku i këtij mendimi është se shumica e analistëve evropianë mbeten shumë të shqetësuar për faktin se Kosova po detyrohet të heqë dorë nga territori, veprim i cili paralajmëron për rrezikun e nxitjes së konflikteve të vjetra etnike. Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe udhëheqësit e tjerë evropianë janë kundër kësaj ideje. Por Sorosianët vazhdojnë të avancojnë këtë ide, duke vepriar njësoj si me krizën e emigrantëve në Evropë, pa u shqetësuar për pasojat.

Ndoshta më alarmuese është se, stafi diplomatik amerikan në rajon pp shpërfill në mënyrë aktive axhendën e presidentit Trump, me zyrtarët e mbetur nga koha e Obamës, të cilë ndjekin politika që nuk përfaqësojnë interesat e vërteta të Amerikës.

Këshilltari për Sigurinë Kombëtare John R. Bolton ka habitur të gjithë duke pohuar se Shtëpia e Bardhë nuk ka probleme me qeveritë e Ballkanit që arrijnë marrëveshje midis tyre mbi shkëmbimet e tokës dhe çështje territoriale.

Nëse kemi mësuar ndonjë gjë gjatë shekullit të kaluar, është se ky rajon i botës ka nevojë për angazhim aktiv perëndimor për të parandaluar atë që mund të quhet “riBallkanizimi i Ballkanit”, një politikë që historia ka treguar vazhdimisht që çon në konflikte dhe vdekje.

Qëndrimi kontradiktor i administratës Trump kundrejt axhendës së Sorosit nuk do të përfundojë mirë./ washingtontimes.com përshtatur për opinion.al

Linku origjinal/ https://www.washingtontimes.com/news/2018/aug/30/ignoring-the-balkans-and-the-soros-agenda-at-our-p/



Ju sugjerojmë

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!
Komente

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!

30 Qershor, 2021 8:55 pm
Dilema e hebrenjve
Komente

Dilema e hebrenjve

8 Prill, 2019 2:14 pm
Erjon Uka
Komente

Jo dembelë, por të pamotivuar

6 Prill, 2019 12:02 pm
Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi
Komente

Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi

5 Prill, 2019 3:15 pm
Erjon Uka
Komente

Lavdërim i paaftësisë

23 Mars, 2019 9:15 pm
A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?
Komente

A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?

25 Shkurt, 2019 8:13 am
Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë
Bota

Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë

23 Shkurt, 2019 8:00 pm
Antisemitizmi në rritje
Komente

Antisemitizmi në rritje

22 Shkurt, 2019 12:33 pm
Mustafa Nano: Problemi ynë nuk janë tradhtarët, por trutharët
Komente

Basti i rëndë dhe i rrezikshëm i Lulzim Bashës

20 Shkurt, 2019 11:38 am
Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen
Bota

Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen

17 Shkurt, 2019 12:30 pm
Para
Princeshë Diana kishte një vajzë sekrete dhe e ka mbajtur të fshehur?

Princeshë Diana kishte një vajzë sekrete dhe e ka mbajtur të fshehur?

Shqiptari del nga koma dhe rrëfen sulmin me armë në parkim

Shqiptari del nga koma dhe rrëfen sulmin me armë në parkim

56-vjeçari me motor humb jetën pas përplasjes me tabelën

56-vjeçari me motor humb jetën pas përplasjes me tabelën
















TE FUNDIT

Tension te selia blu? Gazetarja: Ka më shumë makina se sa…

Tension te selia blu? Gazetarja: Ka më shumë makina se sa…
11 Maj, 2025

Ndryshe nga selia e Partisë Socialiste, në atë të Partisë Demokratike situata paraqitet pak më me tension. “Këtu ka njëfarë tensioni,...

Lexo më shumë

Diaspora/Balla: Populli foli me votë, ta lexojmë dhe të pranojmë rezultatin

Diaspora/Balla: Populli foli me votë, ta lexojmë dhe të pranojmë rezultatin
11 Maj, 2025

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për diasporën në këto zgjedhje, Taulant Balla u shpreh se populli foli me votë sot,...

Lexo më shumë

“2 mandate shtesë, beton!”/ Cila parti do dominojë Tiranën sipas analistit

“2 mandate shtesë, beton!”/ Cila parti do dominojë Tiranën sipas analistit
11 Maj, 2025

Republika e Shqipërisë këtë të dielë më 11 Maj, zhvilloi zgjedhjet parlamentare për formimin e qeverisë së re për një...

Lexo më shumë

Berisha optimist pas përfundimit të orarit zyrtar të votimit: Sovrani foli!

Berisha optimist pas përfundimit të orarit zyrtar të votimit: Sovrani foli!
11 Maj, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dhënë një deklaratë për mediat pas përfundimit të orarit zyrtar të proçesit të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com