Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Injoranca që drejtoi Shqipërinë. Ja biseda e diktatorit për delet e zeza

2018/09/20 at 7:04 PM
në Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
Injoranca që drejtoi Shqipërinë. Ja biseda e diktatorit për delet e zeza

Ish-drejtori i Arkivave në Ministrinë e Brendshme, Kastriot Dervishi, publikoi një ekstrakt bisedash nga një mbledhje të Sekretariatit të KQ të PPSH-së, mbi numrin e lartë të deleve të zeza në tufën e Progonatit, Tepelenë.

Në mbledhjen në fjalë merrnin pjesë: Enver Hoxha, Ramiz Alia (sekretar i KQ), Adil Çarçani (kryeministër), Besnik Bekteshi (zëvendëskryeministër), Harilla Papajorgji (kryetar i Komisionit të Planit).


Mbledhja mbahej për problemin e mishit. Që kishte kohë që ishte zhdukur nga tregu si mall normal dhe jepej vetëm me miqësi ose me kufizim e me tallona.

Nga ekstrakti i bisedës nuk kuptohet vetëm niveli i njohurive në ekonomi të ish-udhëheqjes komuniste, por ajo që bie më shumë në sy është mediokriteti i tyre të një shkalle sipërore.

Jo më kot, komunizmi, anën kriminale të tij e ka të lidhur ngushtë me ekonominë e dobët.

Mirëpo gjatë bisedës së kupolës komuniste të kohës, del në pah edhe dilema shekspiriane: Pse ka më shumë dele të zeza se të bardha në tufën e Progonatit?

Diktatorit Hoxha i kishte bërë përshtypje shumë një fakt i tillë, ndërsa kishte ndjekur një dokumentar në TV rreth kësaj tufe.

Ajo çfarë merr pastaj nota humori dhe injorance është ideja për të kuptuar rëndësinë e deleve të zeza nga ato të bardhat.

Pasi kishte mbetur i befasuar, diktatori pyet nëse delet e zeza kanë ndonjë ndryshim nga ato të bardhat.

Pjesa tjetër e ekstraktit që vijon më poshtë është një tragjiko-komedi në vete për të kuptuar nivelin e atyre që kanë drejtuar Shqipërinë.

Pjesë nga debati në Sekretariat

Shoku Besnik Bekteshi

 Me gjithë dëborën e madhe…edhe me blegtorinë jemi mirë në këtë periudhë.

Shoku Adil Çarçani

Lindja e qengjave deri tani ka shkuar normalisht, dëmet kanë qenë të pakta.

Shoku Enver Hoxha

Tani që përmende qengjat, mu kujtua një emision që pashë mbrëmë në televizor. Paraqiste një tufë delesh e qengjash. Te kjo më bëri përshtypje numri i madh i deleve të zeza. Qengja dhe dele të zeza ka, por tek-tuk, kurse në atë tufë kishte shumë. Pse nuk i shtojmë ato? Kanë ndonjë ndryshim nga delet e bardha?

Shoku Adil Çarçani

Ndonjë ndryshim në prodhimtari ose cilësinë e qumështit e të mishit nuk kanë, por që kur janë shtuar racat e bardha, të zezat janë duke pakësuar.

Shoqja LenkaÇuko

Përmirësimi racor e ka prishur delen e zezë.

Shoku Enver Hoxha

Po e prishur ka qenë ajo, se gjithmonë rrallë ka pasur dele të zeza, kurse në tufën që paraqiti mbrëmë televizori, kishte shumë të tilla.

Shoku Ramiz Alia

Unë kur e pashë, mendova mos kishte ndonjë defekt gjatë transmetimit, aq të errëta ishin figurat në ekran, pastaj vura re që delet ishin të zeza.

Shoku Adil Çarçani

Në atë emision bëhej fjalë për tufën e Progonatit dhe më bëri përshtypje sa ishin rritur qengjat…Kooperativa bujqësore e Progonatit ka dalë me disa tregues jashtëzakonisht të mirë në blegtori, shoku Enver. Ata ju kanë dërguar një letër, me të cilën ju njoftojnë arritjet e tyre. Për këtë më tha në telefon, sekretari i parë i Rrethit të Tepelenës.

Shoku Enver Hoxha

Kam dhënë porosi t’u bëjnë ndonjë letër përgëzimi në emrin tim, se u vjen mirë lebërve.

Shoku Adil Çarçani

Mirë do ishte se e duan delen ata, janë të lidhur ngushtë me bagëtinë e imët, qengjat e kecat e vegjël i marrin dhe i mbajnë afër zjarrit derisa të kalojnë periudhën e vështirë pas lindjes, tamam si fëmijët.

Shoku Enver Hoxha

Posi, këtë e kanë në traditë ata.

 

 

Etiketa: delet e zezainjoranca e tejskajshmekupola komunistetufa e progonatit


Ju sugjerojmë

Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Aktualitet

Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen

7 Qershor, 2025 11:06 am
”The Guardian”: Shqipëri-Serbi ngjall kujtimet e 2014-s
Kryesore

”The Guardian”: Shqipëri-Serbi ngjall kujtimet e 2014-s

7 Qershor, 2025 10:35 am
Sot përballja historike Shqipëri-Serbi
Kryesore

Sot përballja historike Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:34 am
Kryeministri Rama ndan videon nga stërvitja ndërkombëtare e Forcave të Armatosura
Kryesore

Kryeministri Rama ndan videon nga stërvitja ndërkombëtare e Forcave të Armatosura

7 Qershor, 2025 8:37 am
Dy shenjat më me fat të horoskopit
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për sot, 7 Qershor 2025

7 Qershor, 2025 8:29 am
Parashikimi i motit, 10 mars 2020
Aktualitet

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 7 Qershor 2025

7 Qershor, 2025 8:17 am
Aksident në Orikum, humb jetën një person
Kronikë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

6 Qershor, 2025 11:40 pm
Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur
Kryesore

Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur

6 Qershor, 2025 7:15 pm
Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë
Kryesore

Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë

6 Qershor, 2025 7:09 pm
Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit
Aktualitet

Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit

6 Qershor, 2025 6:52 pm
Para
Trafik i rënduar në autostradën Tiranë-Durrës. Çfarë po ndodh?

Trafik i rënduar në autostradën Tiranë-Durrës. Çfarë po ndodh?

Haradinaj: Natën e Vitit të Ri hapim kufirin Kosovë-Shqipëri

VIDEO OPINION/ Ramush Haradinaj

Çfarë po ndodh në Kosovë, arrestohen 22 persona në Prishtinë dhe Gjakovë

Çfarë po ndodh në Kosovë, arrestohen 22 persona në Prishtinë dhe Gjakovë
















TE FUNDIT

Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen

Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
7 Qershor, 2025

Mbrëmjen e sotme 7 qershor, në orën 20:45, Shqipëria do të përballet në stadiumin kombëtar ‘Air Albania’ me Serbinë. Policia...

Lexo më shumë

Sherri në Ksamil,policia arreston një shtetas turk dhe procedon penalisht 4 të tjerë

Sherri në Ksamil,policia arreston një shtetas turk dhe procedon penalisht 4 të tjerë
7 Qershor, 2025

Një sherr i dhunshëm ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Ksamil, ku 5 persona u konfliktuan për një vend parkimi....

Lexo më shumë

”The Guardian”: Shqipëri-Serbi ngjall kujtimet e 2014-s

”The Guardian”: Shqipëri-Serbi ngjall kujtimet e 2014-s
7 Qershor, 2025

Jashtë një kafeneje, pak metra larg ”Arenës Kombëtare”, dy burra qëndronin mbi karrige dhe po rregullonin dy flamurë në një...

Lexo më shumë

Kroçera “MV Deutschland” me 463 turistë në bord mbërrin në Portin e Durrësit

Kroçera “MV Deutschland” me 463 turistë në bord mbërrin në Portin e Durrësit
7 Qershor, 2025

Porti i Durrësit mirëpriti mëngjesin e sotëm kroçerën turistike “MV Deutschland”, me 463 pasagjerë në bord, shumica prej të cilëve...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com