Regjisorja Inis Gjoni mesa duket është duke punuar për një shfaqje të re teatrore. Ka qenë aktori Romir Zalla, ai që ka postuar këtë foto në rrjetet sociale, duke treguar pjesë nga provat në prapaskena dhe duke shkruar “së shpejti”.
Inisi dhe Romiri kanë bashkëpunuar në komedinë, “Klani i të divorcuarave”, që është konsideruar si një nga komeditë më të bukura të vëna në skenë nga Inisi.