Ingrit Gjoni ka shumë vite në skenën e muzikës shqiptare. Ndër vite ajo u ka dhuruar fansave të saj disa këngë hite.
E ftuar në emisionin “Rudina” ndër të tjera ajo na ka treguar shtëpinë luksoze në Gjirin e Lalëzit.
Këngëtarja ka rrëfyer që të gjithë arredimin e ka bërë vetë, ndërkohë shtëpia duket mjaft e bukur dhe luksoze.
“Çdo gjë e kam bërë nga fillimi vetë dhe pasioni im është vetëm kur merrem me këtë gjë. Jam lodhur shumë gjithë verën, por çdo gjë e kam menduar me trurin tim.
Doja diçka të veçantë. Arkitekte nuk jam, por kam shumë dëshirë dhe më vjen shumë keq që nuk jam bërë”, u shpreh Ingriti.