Prej disa kohësh ka nisur aksioni kundër informalitetit, ku disa biznese janë pezulluar shkak se nuk kanë respektuar ligjet.
Ditën e sotme Rama ka publikuar në “Facebook” disa fotografi ku shihet se janë mbyllur disa biznese.
Rama shkruan krahas fotove se beteja do të vijojë, ndërsa inkurajon qytetarët të denoncojnë çdo parregullsi.
Postimi i Edi Ramës:
#STOPINFORMALITETIT
Vijojnë papushim kontrollet dhe goditjet e aktivitetit informal edhe falë qytetarëve që denoncojnë gjithnjë e më shumë.
Do të jetë një betejë e gjatë dhe këmbëngulëse, por së bashku me qytetarët aktivë kjo betejë do ta arrijë se s’bën objektivin./ Opinion.al E.Xh.