Joe Biden nuk dëshiron që Donald Trump të vazhdojë të marr informacione sekrete nga agjentët amerikanë, ashtu sikurse ndodh zakonisht me ish-presidentët.
Gjatë një interviste për Cbs, Biden tha se del në këtë përfundim për shkak të sjelljes jo të besueshme të paraardhësit të tij.
“Nuk mendoj se është e nevojshme. Çfarë vlere do të kishte nëse i merr ato informacione. Çfarë impakti do të kishte përveç faktit që mund të gabojë dhe të tregojë diçka”, u shpreh Biden./Opinion.al