Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Informacione sekrete për armët bërthamore në vilën e Trumpit?

2022/09/08 at 8:23 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Informacione sekrete për armët bërthamore në vilën e Trumpit?

Ish-presidenti amerikan Trump ka pasur në dispozicion në shtëpi informacione shumë të ndjeshme për armët bërthamore? Bastisja e shtëpisë së presidentit është e pashembullt, por duket se ka shkaqe të mjaftueshme për këtë.

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, sipas disa burimeve, pas largimit nga detyra ka mbajtur dokumente shumë të ndjeshme të shërbimit sekret në vilën e tij. “Washington Post” raporton se kjo përfshin edhe materiale “top-sekret” për armët bërthamore të një vendi tjetër. Raporti i gazetës nuk zbulon se për cilin shtet bëhet fjalë.

Gjatë një kontrolli në shtëpinë e Trump në Mar-a-Lago në fillim të gushtit, hetuesit kapën dokumente aq të ndjeshme dhe zakonisht aq të mbrojtura sa që edhe shumë zyrtarë të lartë të sigurisë kombëtare nuk kanë qasje në to, shkruan gazeta. Vetëm presidenti dhe disa anëtarë të kabinetit mund të autorizojnë zyrtarë të tjerë qeveritarë që të kenë qasje në detajet e këtyre dokumenteve. Për disa operacione sekrete të SHBA-së, vetëm disa dhjetëra njerëz në të gjithë aparatin qeveritar janë të autorizuar të dinë edhe për ekzistencën e tyre. Të dhënat për këtë zakonisht mbahen në ambiente të sigurta, nën mbikëqyrjen e përhershem të ndonjë inspektori.
Menjëherë pas bastisjes në pronat e presidentit Trump, “Washington Post” raportoi se policia federale e FBI-së po kërkonte edhe dokumente sekrete për armët bërthamore. Trump e kishte përshkruar këtë si të pavërtetë. Më shumë se 11.000 dokumente dhe foto qeveritare u sekuestruan gjatë kontrollit, sipas dokumenteve të gjykatës. Mësohet se në mesin e tyre ishin mbi 100 dokumente konfidenciale, disa prej të cilave u nënshtroheshin niveleve më të larta të sekretit. Për shkak se Trump i mbajti letrat në pronën e tij private pas mandatit të tij në detyrë, ai mund të ketë shkelur ligjin. Kjo tani është duke u hetuar.

Qysh në maj, FBI kishte kontrolluar 15 kuti dokumentesh që Trump i kishte dërguar në Arkivin Kombëtar nga Mar-a-Lago. Zyrtarët gjetën 184 dokumente konfidenciale të niveleve të ndryshme të klasifikimit. Menjëherë pas kësaj, pas një urdhri ligjor, ekipi i Trump i dorëzoi FBI-së 38 dokumente të tjera konfidenciale, duke përfshirë 17 të klasifikuara si “rreptësisht sekrete”. Në total, ka të paktën më shumë se 300 dokumente të klasifikuara që Trump mbante me vete./DW

Ju sugjerojmë

Silvinjo dhe zëvendëstrajnerët rinovojnë kontratat me FSHF
Sport

Silvinjo dhe zëvendëstrajnerët rinovojnë kontratat me FSHF

8 Janar, 2026 2:40 pm
Dimri mbërthen Europën: Kaos në trafik nga dëbora dhe ngricat
Bota

Dimri mbërthen Europën: Kaos në trafik nga dëbora dhe ngricat

8 Janar, 2026 2:26 pm
PD kërkesë qeverisë: Shpallni gjendjen e fatkeqësisë natyrore, kompensoni banorët
Aktualitet

PD kërkesë qeverisë: Shpallni gjendjen e fatkeqësisë natyrore, kompensoni banorët

8 Janar, 2026 2:19 pm
Deklaratat e Trump, banorët në Groenlandë: Nuk jemi në shitje
Bota

Deklaratat e Trump, banorët në Groenlandë: Nuk jemi në shitje

8 Janar, 2026 2:17 pm
Dëbora bllokon rrugën Librazhd-Peshkopi, asnjë masë për pastrimin e rrugës
Aktualitet

Dëbora bllokon rrugën Librazhd-Peshkopi, asnjë masë për pastrimin e rrugës

8 Janar, 2026 1:46 pm
Një ditë pas shkarkimit të Veliajt, Rama takim me nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës
Aktualitet

Përmbytjet/ Rama mbledh nesër Komitetin e Emergjencave, çfarë pritet të diskutohet

8 Janar, 2026 1:43 pm
Berisha u bën thirrje banorëve në Novoselë: Evakuohuni sa më parë
Kryesore

Berisha u bën thirrje banorëve në Novoselë: Evakuohuni sa më parë

8 Janar, 2026 1:12 pm
Trump: Pa ne, NATO nuk i tremb dot Rusinë dhe Kinën
Bota

SHBA tërhiqet nga 66 organizata ndërkombëtare

8 Janar, 2026 1:00 pm
Çështja “Balluku”, Bardhi: Po përgatisim padinë në SPAK për Peleshin
Politikë

Çështja “Balluku”, Bardhi: Po përgatisim padinë në SPAK për Peleshin

8 Janar, 2026 12:45 pm
Përmbytjet në Fier, jepet urdhër evakuimi dhe për banorët e fshatit Ferras
Aktualitet

Përmbytjet në Fier, jepet urdhër evakuimi dhe për banorët e fshatit Ferras

8 Janar, 2026 12:42 pm
Para
Emri/ Aksident në Fushë-Krujë, humb jetën një 35-vjeçar

Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, ndërron jetë 40-vjeçari

Vdes pas arrestimit autori i dytë i masakrës me 10 të vrarë në Kanada

Vdes pas arrestimit autori i dytë i masakrës me 10 të vrarë në Kanada

Dollari arrin nivelin më të lartë në 5 vjet në tregun vendas

Dollari arrin nivelin më të lartë në 5 vjet në tregun vendas

TE FUNDIT

Silvinjo dhe zëvendëstrajnerët rinovojnë kontratat me FSHF

Silvinjo dhe zëvendëstrajnerët rinovojnë kontratat me FSHF
8 Janar, 2026

Federata Shqiptare e Futbollit zyrtarizon rinovimin e kontratës me trajnerin e Kombëtares shqiptare, Sylvio Mendes Campos Júnior (Silvinjo), si edhe...

Lexo më shumë

Dimri mbërthen Europën: Kaos në trafik nga dëbora dhe ngricat

Dimri mbërthen Europën: Kaos në trafik nga dëbora dhe ngricat
8 Janar, 2026

Dimri po mban në "kthetrat" e veta rajone të tëra në Europë. Në Holandë për të dytën ditë radhazi ka...

Lexo më shumë

PD kërkesë qeverisë: Shpallni gjendjen e fatkeqësisë natyrore, kompensoni banorët

PD kërkesë qeverisë: Shpallni gjendjen e fatkeqësisë natyrore, kompensoni banorët
8 Janar, 2026

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi i është drejtuar me një kërkesë zyrtare qeverisë që të shpallë gjendjen...

Lexo më shumë

Deklaratat e Trump, banorët në Groenlandë: Nuk jemi në shitje

Deklaratat e Trump, banorët në Groenlandë: Nuk jemi në shitje
8 Janar, 2026

“Populli i Groenlandës nuk dëshiron të bëhet amerikan,” i thotë BBC-së Mia Chemnitz. “Ne nuk jemi në shitje.” Biznesmenia 32-vjeçare...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com