“Niveli i çmimeve ka vijuar tendencën rënëse për muajin Mars duke prekur nivelin e 2.1%, me një zbehje të lehtë prej 0.6% krahasuar me një vit më parë. Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave rritja vjetore e çmimeve në muajin Maj është ndikuar kryesisht nga grupi argëtim e kulturë si dhe “Ushqime dhe pije joalkoolike””.
Gjithashtu, ndikim patën edhe çmimet e “Pije alkoolike dhe duhan” si dhe çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” ndikuan me +0,22 pikë përqindje, çmimet e grupit “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,17 pikë përqindje.
Sipas INSTAT, krahasuar me muajin mars 2024, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Argëtim dhe kulturë” me 7,4 %, pasuar nga grupet “Pije alkoolike dhe duhan” me 4,4 %.
Ndërkohë INSTAT vlerëson se brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “qumësht, djathë dhe vezë” patën një rritje me 4,6 %, pasuar nga nëngrupet “zarzavate përfshirë patatet” me 4%.
Tv Klan