Kronikë

Infermierja britanike heroinë, shpëton gruan shqiptare nga prostitucioni


               Publikuar në : 17:41 - 21/05/19 |
xhu lia

Një grua shqiptare shtatzënë është shpëtuar nga prostitucioni në sajë të vigjilencës së stafit të një spitali në Angli.

Dy persona të dyshuar për trafik të qenieve njerëzore janë ndaluar nga policia britanike, pasi një grua shtatzënë ka ngritur dyshime se do të trafikohej prej tyre.

Stafi i një spitali në Surrey të Britanisë ka ngritur alarmin për këtë fakt, pasi një infermiere ka shprehur shqetësimin e saj lidhur me një paciente të shtruar në maternitet.

Infermierja ka patur dyshime për sjelljen e një prej të ndaluarve nga policia, i cili ka shoqëruar shqiptaren shtatzënë.

Pasi gruas i është siguruar një përkthyes, iu dha mundësia për të qëndruar larg të dyshuarit, i cili kishte dhënë indikacione se do ta trafikonte atë.

Gjithashtu infermierja u bë dyshuese edhe për të ndaluarën e dytë nga policia.

Forcat e policisë bën të mundur ndalimin e një 28-vjeçare nga Godalming si dhe një 26-vjeçari me dyshimin për trafikimin të qenieve njerëzore.

Ndonëse  dy personat janë liruar, ata do të vijojnë të hetohen. Ndërkohë gruaja është ende në kujdesin e spitalit duke marrë trajtimet e nevojshme./Opinion.al/

Pas