Bota

Infermieri shqiptar vjedh në bankomatin e 66-vjeçarit që vdiq nga Covid


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:49 - 06/08/20 |
Opi Nion

Një infermier 41 vjeçar me origjinë shqiptare dhe banues në Boltiere (Bergamo) ka vjedhur në bankomatin e një 66-vjeçari të sëmurë nga Covid. Në bashkëpunim me të fejuarën e tij 21 vjeçe, ai ka zbrazur llogarinë e të moshuarit  duke marr në pak javë rreth 6 mijë euro.  Ngjarja ka ndodhur në një provincë ne Bergamo, sikurse shkruan Tgcom.it.

Infermieri dhe shoqja e tij janë denoncuar. Sikurse referon primatreviglio.it, ngjarjet nisin më 13 Mars kur 66 vjeçari nga Cividate al Piano (Bergamo), shkon në ndihmën e shpejtë me simptomat e Covid.  Këtu infermieri i ka marr portofolin. Më 18 Mars i moshuari u transferua në terapinë intensive dhe më 14 Prill ai vdiq.

Brenda pak kohësh 41 vjeçari dhe e fejuara e tij përdorin llogarinë e të moshuarit dhe kryejnë blerje. Familjarët e 66 -vjeçarit kuptojnë këto lëvizje të dyshimta dhe paraqiten në komandën e policisë lokale. Në përfundim të hetimeve policia lokale mbërrin në banesën e dy të dyshuarve. 21-vjeçarja ishte e pranishme, ndërsa 41-vjeçari tentoi të largohej, por u ndalua.

“Një ngjarje e shëmtuar në një moment tragjik, një abuzim i kryer përballë një viktime”, ka thënë komandanti i policisë lokale të Arcangelo Di Nardo./Opinion.al

Pas