Aktualitet

Infektohet me COVID-19 ministrja e Arsimit, Evis Kushi


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:34 - 15/02/21 |
Doriana Çepunaj

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, ka rezultuar pozitive me COVID-19. Lajmi është bërë i ditur nga vetë ministrja përmes një postimi në rrjetet sociale.

Kushi shkruan se aktualisht është karantinuar dhe po vijon punën nga shtëpia. Ndër të tjera ministrja iu ka bërë thirrje qytetarëve të respektojnë rregullat dhe protokollet në fuqi, për të parandaluar përhapjen e virusit.

“Të dashur miq, pas testimit për COVID-19, ju informoj se kam rezultuar pozitive. Aktualisht jam karantinuar, duke ndjekur të gjitha udhëzimet e mjekëve dhe do të vazhdoj t’i përmbush detyrat nga shtëpia.  Ju bëj thirrje të gjithëve, të respektoni të gjitha rregullat dhe protokollet në fuqi, për parandalimin e përhapjes së virusit. Uroj shumë shëndet për ju dhe familjet tuaja”, shkruan Kushi./Opinion.al

Pas