Kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balili, ka rezultuar pozitive me Covid-19. Bëhet me dije se pas marrjes së përgjigjes pozitive të tamponit, ajo është karantinuar në banesën e saj.
Mësohet se gjendja shëndetësore e kryebashkiakes është e qëndrueshme dhe nuk ka paraqitur komplikacione.
Rajmonda Balili nuk është kryebashkiakja e parë në vendin tonë që është infektuar me COVID-19. Më herët edhe kryebashkiakja e Përmetit, Alma Hoxha, njoftoi përmes një postimi në rrjetet sociale se është infektuar me Covid-19./ Opinion.al