Aktualitet

Infektohen me koronavirus 4 të sëmurë të spitalit psikiatrik në Elbasan


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:32 - 16/09/20 |
Opi Nion

Situatë e rënduar në spitalin psikatrik “Sadik Dinci” në Elbasan. Mësohet se 4 të sëmurë që janë të shtruar prej vitesh në këtë spital rezultojnë pozitiv me COVID-19, ndërsa një prej tyre po transportohet në gjendje të rënduar drejt Tiranës në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Sipas ABC News, pas zbulimit tërasteve është karantinuar i gjithë stafi i urgjencës deri në mbërritjen e rezultateve tamponit.

Infektimi me koronavirus ka ardhur nga jashtë spitalit prej stafit, pasi siç dihet të sëmuret prej vitesh nuk dalin nga rrethimi i spitalit dhe nuk kanë kontakte me familjarët.

Sakaq 3 prej të infektuarve po mbahen në ambiente të veçanta të këtij spitali. Numri i stafit të karantinuar është afro 25 persona të cilët janë staf mjekësor.

Disa javë më parë, kryeinfermierja e spitalit psikiatrik dhe një tjetër anëtare e stafit, rezultuan pozitive për koronavirus, duke bërë që numri i të infektuarve të shkojë tashmë, në 6 persona të infektuar.

Pas