Tre edukatore të kopshtit nr.9 të qytetit të Vlorës kanë rezultuar pozitive me COVID-19.
Në këtë situatë ISSH ka vendosur që ky institucion të mbyllet deri në datën 25 nëntor.
Stafi prej 28 personash i këtij kopshti do të karantinohet, ndërkohë që 2 edukatore të tjera janë në pritje të përgjigjes së tamponit.
Kopshti nr.9 është institucion i tretë i arsimit parashkollor që mbyllet në Vlorë.
Pas marrjes së njoftimit për punonjës që rezultuan pozitivë prindërit nuk i kanë sjellë fëmijët më në kopsht. /Opinion.al