Aktualitet

Infektimi i Piperos, Fico: Fenomen i njohur, ja kur krijohen antitrupat


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:49 - 27/01/21 |
Semiljana Azizi

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico ka folur ditën e sotme në lidhje me infektimin e mjekut  Pëllumb Pipero, pasi mori dozën e parë të vaksinës kundër koronavirusit.

Fico u shpreh në “News24” se njerëzit janë të mbrojtur kur merr dozën e dytë të vaksinës antiCOVID. Ajo u shpreh se trupi i njeriut nis të krijojë antitrupat e parë 12 ditë pasi ka marrë dozën e parë kundër koronavirirusit.

“Është një fenomen i njohur, por që nuk cenon efikasitetin e vaksinës, që përveçse nga kushtet si prodhohet e ruhet, ka dhe një element tjetër, që për faktin që është me dy doza, ndërtimi i anti-trupave ndodh në një distancë 12-ditore nga doza e parë dhe pas një jave nga doza e dytë.

Do ta kisha të vështirë të pohoja situatën, sidomos kur vjen puna për prof.Piperon. Nuk jam as në pozicionin si drejtuese, apo si mjeke, për të pohuar rastin. Doktorit i urojmë shërim të shpejtë, pavarësisht faktit që Covid-i është një sëmundje që ka një kohëzgjatje të caktuar. Vaksinat hyjnë në kategorinë e barnave, dhe si të tilla futen në vende të ndryshme sipas një rregullatori, i cili është përgjegjës për sigurinë e vaksinës. Në Shqipëri vaksina Pfizer ka hyrë me leje, në kushte optimale. Ne nuk dyshojmë te Pfizer, dimë që ka ardhur në kushte optimale. Nga ISHP është transportuar në vendin e vetëm që kemi sot, Arenën Kombëtare dhe është aplikuar”, tha Fico./Opinion.al

Pas