Bota

Infektimet me COVID-19 në Poloni, 16 herë më e lartë se në pranverë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:16 - 20/10/20 |
Opi Nion

Autoritetet shëndetësore kanë deklaruar se situata në Poloni është më e rëndë sesa në pranverë, gjatë valës së parë të pandemisë së koronavirusit, pasi numri i personave të infektuar ka regjistruar rekord ditën e sotme.

Shifra e regjistruar është 9,291, 16 herë më e lartë se numri rekord i raportuar në valën e parë të pandemisë, në pranverë.

Sakaq, pas rritjes së numrit të infektimeve të shtunën, kanë nisur punimet për spitalin e parë të përkohshëm në këtë vend. Deri tani afro 9,000 shtretër janë në përdorim nga pacientët me koronavirus, ndërsa Ministria e Shëndetësisë synon të rrisë numrin e shtretërve në dispozicion në rreth 15,000.

Në këtë situatë, Kryeministri Mateusz Morawiecki urdhëroi që të bëhen përgatitje për ngritjen e spitaleve të përkohshme në të 16 rajonet e Polonisë.

Gjatë 24 orët e fundit, në Poloni 107 persona humbën betejën me COVID-19. Ndërsa që prej fillimit të pandemisë Polonia numëron në total mbi 192,000 raste me koronavirus dhe 3,721 viktima./ Opinion.al

Pas