Aktualitet

Industria e bixhozit qarkulloi 162 milionë USD


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:27 - 10/10/18 |
b.f

Një vit më parë industria e bixhozit në Shqipëri qarkulloi 162 milionë Dollarë me mbi 4 mijë pika të shpërndara në të gjithë vendin.

Vitin e ardhshëm të gjitha kazinotë elektronike do të zhvendosen në zonat e pabanuara, ndërsa bastet sportive nuk do të lejohen më. Nisma tashmë është bërë konkrete pasi Kryeministri Rama ka publikuar draftin e ndryshimeve në ligjin për lojrat e fatit.

Për ish-ministrin e Financave Arben Malaj, mbyllja e lojrave të fatit është një nisëm që është tentuar nga shumë qeveri, por që për shkak të presioneve të forta është lënë në mes të rrugës.

Ai sqaron se kostot ekonomike që mund të krijohen nga humbja e vendeve të punës apo të ardhurat në buxhet nga këto ndërmarrje që mbyllen, mund të zëvendësohen me hapjen e bizneseve të reja dhe rritjen e konsumit në sektorë të tjerë të ekonomisë.

Profesori i ekonomisë tregon se industria e lojrave të fatit përdor makinacione marketingu të rrezikshme për krijimin e varësisë ndaj individëve, që nga ngjyrat, muzika dhe alkooli që përballen lojtarët.

Në Shqipëri, shoqëritë e lojrave të fatit renditen ndër më të mëdhatë sa i takojnë numrit të të punësuarve, ndërsa rreshtohen mes 100 tatimpaguesve me fitimet më të larta.

Tv Klan

 

Pas