India ka kaluar shifrën e 300 mijë vdekjeve prej COVID-19, që nga fillimi i pandemisë, sipas të dhënave nga autoritetet lokale dhe Universiteti Amerikan Johns Hopkins.
Vendi aziatik me mbi 1.35 miliardë banorë regjistroi 50,000 të tjerë vdekje në më pak se dy javë.
Ministria e Shëndetësisë në Indi bëri me dije se është ritmi i ngadaltë i vaksinimit që po dëmton luftën e vendit me pandemisë, teksa një infeksion i rrallë, kërpudhash që ka shqetësuar mjekët.
Të hënën u raportuan 4.454 vdekje në 24 orë duke e çuar numrin total të viktimave në 303.720. Të infektuar të rinj ishin 222.315 dhe numri total i tyre u rrit gati në 27 milionë.
Në javët e fundit vdekjet dhe rastet mesatare ditore janë ulur dhe qeveria deklaroi se po kryhen në masë teste për COVID-19, me më shumë se 2.1 milionë mostra të marra në 24 orët e fundit.
India është e treta në botë për numrin e vdekjeve pas SHBA (590 mijë) dhe Brazilit (450 mijë).