Turizmi masiv është bërë një problem në shumë vende të botës. Në të përditshmen britanike “Independent” sugjerohet shmangia e destinacione të mbipopulluara, dhe zbulimi i disa vendeve të qeta, por sensacionale të pushimeve për një arratisje të paharrueshme për 2025.
Ne ju sugjerojmë disa destinacione më pak të vizituara në të gjithë botën, të cilat janë po aq magjepsëse sa vendet homologe më të njohura, si Shqipëria; Oman; Indonezi apo Zimbabve.
Në artikull thuhet se Shqipëria ofron male të larta, plazhe të mahnitshme dhe ishuj që shkëlqejnë në Detin Jon.
Ashtu si Greqia, fqinja e saj ballkanike, Shqipëria, i premton të gjitha këto thesare, me shumë më pak vizitorë dhe një larmi më të madhe peisazhesh natyrore në një sipërfaqe toke më të vogël.
Parku Kombëtar i Thethit, në veri të vendit, është shtëpia e ecjeve të shkëlqyera dhe pamjeve befasuese si Syri i Kaltër, një burim karstik me ujëra të kaltra.
Mahnitëse janë dhe Alpet, me majat e thepisura, që rrethojnë luginat e gjelbra akullnajore, me lule të egra në Pranverë, sigurisht që ia vlen të vizitohet përpara se të zbulohet dhe të bëhet një nga destinacionet më të nxehta të ecjes në Evropë.
Kryeqyteti i gjallë, Tirana, ju jep ndjesinë e një vendi që kompenson kohën e humbur.
Arkitektura e larmishme e qytetit pasqyron shumëllojshmërinë e tij kulturore, lëvizjen e tij përmes diktaturave fashiste dhe komuniste dhe hapjen e tij ndaj botës më të gjerë që nga vitet 1990.
Ndërtesat që bien në sy përfshijnë Piramidën e Tiranës, Xhamia monumentale e Namazgjasë, më e madhja në Ballkan; dhe Shtëpia me Gjethe, një muze spiunazhi.
Ndërsa Blloku dikur i frekuentuar vetëm nga elita komuniste, ka rilindur si një lagje plot restorante dhe bare të modës.
Klan News