Kryesore

Incidentit me Andi Lilën, Basha: Nuk do lejojmë të kthehemi në diktaturë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:18 - 19/11/20 |
Opi Nion

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar një ditë pas incidentit të ndodhur në në stadiumin e Kavajës ku ish-futbollisti Andi Lila, njëherësh kandidat për deputetet nga PD i është kërkuar që të largohet nga stadiumi teksa jepte një intervistë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Basha e cilëson këtë akt të turpshëm dhe kriminal, pasi ngjarja ka ndodhur vetëm për faktin se Lila është një nga kandidatët për deputetë e propozuar nga PD Kavajë.

Ndër të tjera, kryedemokrati thotë se PD nuk do lejojë që Shqipëria të kthehet sërish në diktaturë.

Reagimi

Kjo është e turpshme dhe kriminale!

Sapo përfundova një telefonatë me Andi Lilën, një nga yjet e futbollit shqiptar, të cilit policia i kërkoi të largohej nga fusha e futbollit në qytetin e tij të lindjes në Kavajë, ndërkohë që jepte një intervistë për media. Kjo vetëm për faktin se Lila është një nga kandidatët për deputetë propozuar nga PD Kavajë!

Kjo duhet të marrë fund! Askush nuk do të na mbyllë gojën! Në demokraci çdokush ka të drejtë të thotë çfarë të dojë. Ne do ta mbrojmë me forcë këtë të drejtë të fituar me sakrifica dhe nuk do lejojmë që Shqipëria të kthehet sërish në diktaturë.

Pas