Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Incidenti vdekjeprurës në Atlanta ndez protestat ndaj brutalitetit policor

2020/06/15 at 3:35 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Incidenti vdekjeprurës në Atlanta ndez protestat ndaj brutalitetit policor

Goditja për vdekje e një afrikano-amerikan nga forcat e policies në Atlanta të Xhorxhias ka ndezur edhe më tej trazirat dhe demonstratat kundër racizmit dhe brutalitetit të policisë. Siç raporton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Kane Farabaugh, në mbarë vendin po rritet thirrja për reformimin e policisë përmes një legjislacioni dypartiak, ndërsa protestat në vend, dhe në mbarë botën, vazhdojnë.


Të premten në mbrëmje, oficerët e policisë të Atlantës iu afruan 27-vjeçarit Rayshard Brooks, i cili dukej se ishte duke fjetur pas timonit në makinën e tij, duke bllokuar korcinë pranë një restoranti fast-food që shërben direkt nga makina.

Kur oficerët u përpoqën ta arrestonin, ai rezistoi, duke çuar në një kacafytje. Në momentet që pasuan, të regjistruara në një seri kamerash trupore të policëve, kamerat vëzhguese të restoranteve dhe videot e telefonave celularë nga kalimtarët, Brooks duket se përdor një nga elektizuesit e oficerëve ndërsa largohet.

Incidenti përfundon kur njëri prej oficerëve hap zjarr, duke çuar në vdekjen e Brooks.

“Ndërsa mund të ketë debate nëse ky ishte një përdorim i duhur i forcës vdekjeprurëse, unë besoj fuqimisht se ekziston një dallim i qartë mes asaj që mund të bësh dhe asaj që duhet të bësh. Unë nuk besoj se ky ishte një përdorim i justifikuar i forcës vdekjeprurëse dhe kam kërkuar pezullimin e menjëhershëm të oficerit nga detyra”, tha Keisha Lance Bottoms, kryetare e bashkisë së Nju Jorkut.

Një ditë më vonë, oficeri që qëlloi u pushua nga puna, shefi i policisë së Atlantës dha dorëheqjen, dhe restoranti ku ndodhi incidenti u përfshi nga flakët pasi zemërimi për vdekjen e Brooks çoi në trazira në rrugët e Atlantës në një vend tashmë të tronditur nga protestat pas vdekjes së George Floyd.

“Ne kemi nevojë për reformim në mënyrën se si oficerët e policisë e kryejnë detyrën e tyre. Si e bëjnë punën forcat e zbatimit të ligjit. Sepse ajo që ndodhi dje me Rayshard Brooks ishte rezultat i forcës së tepruar dhe vendimi i marrë nga fakti nëse ishin në siklet ose në panik i bëri të vrisnin një njeri të cilin e dinin se kishte vetëm një armë elektrike në dorë”, tha Stacey Abrams, ish përfaqësuese e shtetit të Xhorxhias.

((Keisha Lance Bottoms, Mayor, Atlanta Georgia)) ((AP Video via WSB-TV))

“Ka pasur një shkëputje mes pritshmërisë dhe realitetit në lidhje me ndërveprimet e oficerëve tanë në komunitetet të cilat u kanë besuar atyre të mbrojnë”, tha Keisha Lance Bottoms, kryetare e bashkisë së Atlantës.

Është një shkëputje që ligjvënësit në Uashington janë gjithnjë e më shumë nën presion për ta zgjidhur përmes një legjislacioni dypartiak që adreson reformën e policisë, veçanërisht pas vdekjes së fundit të George Floyd në arrest policor në Mineapolis.

Senatori republikan James Lankford nga Oklahoma thotë se ai do të mbështeste një ndalim të përdorimit të kapjes nga fyti nga policia.

“Ka një parim të vjetër që nuk është i nevojshëm për atë situatë. Ka një dokument konsensusi që është bërë në vitin 2017 nga forcat e rendit në të gjithë vendin për të thënë që nuk është i nevojshëm dhe nuk mendoj se është çështje për ne”, tha senatori James Lankford nga Oklahoma.

Ish guvernatori i Nju Xhersit dhe kandidati republikan për President në vitin 2016 Chris Christie tregon për sukseset në reformën policore në qytetin Camden, në shtetin e tij si një shembull që duhet të ndiqet nga komunitetet e tjera.

“Ne i nxorrëm oficerët e policisë nga makinat e tyre, me biçikleta ose në këmbë dhe i futëm në komunitete si nga perspektiva e zbatimit të ligjit, ashtu edhe nga ajo shoqërore, duke punuar me komunitetet dhe duke punuar me të rinj në komunitete për të zhvilluar besimin. E dyta ishte trajnimi për uljen e tensioneve, dhe paragrafi i parë në këtë trajnim është së pari mos bëjë keq, dhe se dhuna është zgjidhja e fundit”.

Ndërsa ligjvënësit në Uashington kërkojnë të gjejnë një gjuhë të përbashkët për legjislacionin, disa shtete tashmë kanë miratuar reforma gjithëpërfshirëse të policisë në përgjigje të protestave që kanë mbizotëruar titujt e lajmeve në shumicën e qyteteve amerikane gjatë disa javëve të fundit./ VOA



Ju sugjerojmë

Humbja në ndeshje, Vuçiç: Shpresojmë fitore të listës serbe në zgjedhje
Aktualitet

Humbja në ndeshje, Vuçiç: Shpresojmë fitore të listës serbe në zgjedhje

12 Tetor, 2025 2:30 pm
Monopatinat elektrike ndalohen nga e hëna e 13 Tetorit
Aktualitet

Monopatinat elektrike ndalohen nga e hëna e 13 Tetorit

12 Tetor, 2025 12:48 pm
Prostitucion në banesën e plazhit, arrestohen dy shtetase kineze
Kronikë

Prostitucion në banesën e plazhit, arrestohen dy shtetase kineze

12 Tetor, 2025 12:17 pm
Video/ Festa kuq e zi, “O sa mirë me ken shqiptar” në mes të Serbisë
Kryesore

Video/ Festa kuq e zi, “O sa mirë me ken shqiptar” në mes të Serbisë

12 Tetor, 2025 11:21 am
Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
Kryesore

Horoskopi 12 Tetor, zbuloni shenjat me fat

12 Tetor, 2025 10:53 am
Rama ministres së Shëndetësisë: Duhet të bësh stërvitje me shqipen  
Aktualitet

Rama ministres së Shëndetësisë: Duhet të bësh stërvitje me shqipen  

12 Tetor, 2025 10:10 am
Zgjedhjet lokale në Kosovë, votojnë qytetarët e 38 komunave
Kryesore

Zgjedhjet lokale në Kosovë, votojnë qytetarët e 38 komunave

12 Tetor, 2025 10:01 am
Fitorja ndaj Serbisë, Sylvinho: Fitore për të gjithë kombin
Kryesore

Fitorja ndaj Serbisë, Sylvinho: Fitore për të gjithë kombin

12 Tetor, 2025 12:41 am
Duka konfirmon Sylvinhon në stolin e Kombëtares: Trajneri fitues nuk ndërrohet
Kryesore

Duka konfirmon Sylvinhon në stolin e Kombëtares: Trajneri fitues nuk ndërrohet

12 Tetor, 2025 12:24 am
Humbja ndaj Shqipërisë, jep dorëheqjen trajneri i Serbisë
Sport

Humbja ndaj Shqipërisë, jep dorëheqjen trajneri i Serbisë

12 Tetor, 2025 12:18 am
Para
Stop diskotekave dhe pub-eve, Italia përgatitet të izolojë 11 provinca

Pandemia "i merr" turistët, Romës

Reforma zgjedhore përçan opozitën parlametare, publikohen 8 kushte të reja

Reforma zgjedhore përçan opozitën parlametare, publikohen 8 kushte të reja

Koronavirusi/ Olsian Cela thirrje prokurorëve: Kontribuoni financiarisht

Olsian Çela urdhëron ristrukturimin e OPGJ në 12 prokuroritë e rretheve
















TE FUNDIT

Humbja në ndeshje, Vuçiç: Shpresojmë fitore të listës serbe në zgjedhje

Humbja në ndeshje, Vuçiç: Shpresojmë fitore të listës serbe në zgjedhje
12 Tetor, 2025

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç është pyetur nga mediat lidhur me humbjen e ndeshjes ndaj Shqipërisë. Por ai i është...

Lexo më shumë

Monopatinat elektrike ndalohen nga e hëna e 13 Tetorit

Monopatinat elektrike ndalohen nga e hëna e 13 Tetorit
12 Tetor, 2025

Lëvizja e qyetarëve me monopatina elektrike do të jetë e ndaluar nga dita e hënë, 13 Tetor. Lajmi është bërë...

Lexo më shumë

Prostitucion në banesën e plazhit, arrestohen dy shtetase kineze

Prostitucion në banesën e plazhit, arrestohen dy shtetase kineze
12 Tetor, 2025

Dy shtetase kineze jane arrestuar nga policia për ushtrim prostitucioni, në qytetin e Durrësit. Bëhet me dije se në lagjen...

Lexo më shumë

Video/ Festa kuq e zi, “O sa mirë me ken shqiptar” në mes të Serbisë

Video/ Festa kuq e zi, “O sa mirë me ken shqiptar” në mes të Serbisë
12 Tetor, 2025

Gazetari Blendi Fevziu, I cili ka ndjekur nga stadiumi i Leskovacit ndeshjen mes Serbisë dhe Shqipërisë, ka ndarë në rrjetet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com