Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Incidenti në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës, Rusia gjen shkakun

2021/07/31 at 8:11 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Incidenti në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës, Rusia gjen shkakun

Një zyrtar rus i hapësirës tha se një difekt në programin kompjuterik ishte fajtor për ndryshimin e pozicionit të Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës, të shkaktuar nga ankorimi i një laboratori shkencor i dërguar së fundmi.


Stacioni Hapësinor humbi kontrollin e orientimit të tij për 47 minuta të enjten, kur laboratori shkencor rus “Nauka” ndezi aksidentalisht pajisjet e presionit disa orë pas ankorimit. Pozicioni i stacionit është kyç për furnizimin e tij me energji nga panelet diellore dhe për komunim me ekipet mbështetëse të hapësirës në Tokë. Komunikimet e stacionit hapësinor me ekipet tokësore, u ndërprenë dy herë për disa minuta të enjten.

Vladimir Solovyov, drejtor i fluturimit të segmentit rus të stacionit hapësinor, fajësoi një “dështim afatshkurtër të programit” për incidentin. Përmes një deklarate të publikuar të premten nga agjencia ruse e hapësirës, Roscosmos, zoti Solovyov tha se shkak i dështimit është zbatimi i gabuar i një urdhëri të drejtpërdrejtë për ndezjen e motorëve të laboratorit.

Ai shtoi se u desh shfrytëzimi i presionit nga një komponent tjetër rus për të kthyer stacionin në drejtim normal dhe në funksion të rregullt.

Drejtori i “Roscosmos” Dmitry Rogozin më vonë tha se “faktori njeri” mund të ketë luajtur rol në këtë rast.

“Ishte një eufori e madhe (pas mbërritjes së suksesshme të Naukës në stacionin hapësinor, njerëzit u relaksuan në një farë mase”, tha ai në një intervistë. “Ndoshta një nga operatorët nuk e kishte llogaritur kohën e përshtatjes së sistemit. Dhe e kuptoi atë tre orë pas ankorimit, duke ndezur motorët”.

NASA tha të enjten se incidenti lëvizi stacionin për 45 gradë nga pozicioni i duhur, por kompleksi nuk u rrotullua dhe nuk u shënua ndonjë dëmtim i menjëhershëm dhe rrezik për stafin.

Incidenti detyroi agjencinë NASA të shtyjë provën e dytë të fluturimit të kapsulës së re të Boeing-ut, që ishte planifikur për pasditen e së premtes nga Florida. Kjo është përpjekja e dytë e Boeing-ut për të arritur në stacionin e lartë prej 400 kilometrash para futjes së astronautëve në bord. Problemet e programit shkaktuan dështimin e provës së parë.

Laboratori rus që peshon 22-tonë i quajtur Nauka arriti në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës të enjten herët, tetë ditë pas nisjes nga pika ruse e lëshimit në Baikonur të Kazakistanit.

Nisja e Naukës, e cila krijon më shumë mundësi për eksperimente shkencore dhe zgjeron hapësirën e ekuipazhit, ishte vonuar për shkak të problemeve teknike. Fillimisht ngjitja e saj ishte planifikuar më 2007.

Më 2013, eksperët u përballën me ndotje në sistemin e tij të karburanitit, që u pasua me riparime të kushtueshme që morën shumë kohë.

Me një gjatësi prej 13 metrash, Nauka është pjesa e parë e re që i shtohet segmentit rus që nga viti 2010. Të hënën, një nga njësitë më të vjetra ruse, u zbarkua nga stacioni për të liruar hapësirë për laboratorin e ri.

Futja në funksion të plotë e laboratorit Nauka do të kërkojë shumë manovra, duke përfshirë deri në 11 ecje në hapësirë që pritet të fillojnë në shtator.

Sipas zotit Solovyov, të premten ekuipazhi ishte i zënë me rregullimin e presionit në Nauka ndërsa planifikonte çeljen e portës së laboratorit më vonë gjatë ditës.

Aktualisht, stacioni hapësinor operaohet nga astronautët e NASA-s, Mark Vande Hei, Shane Kimbrough dhe Megan Mc Arthur; Oleg Novitsky dhe Pyots Dubros nga korporata hapësinore ruse Roscosmos; Astronauti Akihiko Hodhide nga Agjencia Japoneze e Hulumitmit Hapësinor dhe astronauti i Agjencisë Evropiane të Hapësirës Thomas Pesquet.//VOA

Etiketa: incidentrusishkak


Ju sugjerojmë

113 vite shtet, Rama: Gëzuar Ditën e Pavarësisë
Aktualitet

113 vite shtet, Rama: Gëzuar Ditën e Pavarësisë

28 Nëntor, 2025 9:25 am
“Dy shtete, një komb, dy flamuj, një zemër”, Osmani dhe Kurti urojnë Pavarësinë
Aktualitet

“Dy shtete, një komb, dy flamuj, një zemër”, Osmani dhe Kurti urojnë Pavarësinë

28 Nëntor, 2025 8:53 am
Sekretari amerikan i Shtetit: SHBA të gatshme për dialog me Iranin
Aktualitet

Marco Rubio uron shqiptarët për 113 vjetorin e Pavarësisë

28 Nëntor, 2025 8:50 am
Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin
Bota

Putin kërcënon Ukrainën dhe Perëndimin: Luftën e mbyll unë dhe kaq

28 Nëntor, 2025 8:23 am
113 vjet Pavarësi, Shqipëria feston kuqezi
Aktualitet

113 vjet Pavarësi, Shqipëria feston kuqezi

28 Nëntor, 2025 7:59 am
Parashikimi i motit, 1 shtator 2023
Aktualitet

Parashikimi i motit, 28 nëntor 2025

28 Nëntor, 2025 7:58 am
Horoskopi, 1 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

28 Nëntor, 2025 7:55 am
Salianji SMS në Opinion: PD ka nevojë për një analizë reale të problemeve
-U tha në Opinion

Salianji SMS në Opinion: PD ka nevojë për një analizë reale të problemeve

27 Nëntor, 2025 10:00 pm
A do të bashkëpunojë PD me PS për të ndryshuar reformën në drejtësi? Flet Bardhi
-U tha në Opinion

A do të bashkëpunojë PD me PS për të ndryshuar reformën në drejtësi? Flet Bardhi

27 Nëntor, 2025 9:38 pm
Salianji nis takimet me demokratët, Bardhi në Opinion: Asgjë shqëtësuese
-U tha në Opinion

Salianji nis takimet me demokratët, Bardhi në Opinion: Asgjë shqëtësuese

27 Nëntor, 2025 9:16 pm
Para
EMRAT/ Makina del nga rruga në Shkodër, humb jetën shoferi dhe 16-vjeçarja

EMRAT/ Makina del nga rruga në Shkodër, humb jetën shoferi dhe 16-vjeçarja

Shpëtohen 3 turistët e rinj në Himarë,kishin ngecur në Kanionin e Gjipesë

Shpëtohen 3 turistët e rinj në Himarë,kishin ngecur në Kanionin e Gjipesë

Ish-presidenti Obama feston60-vjetorin me një kusht veçantë për të ftuarit

Ish-presidenti Obama feston60-vjetorin me një kusht veçantë për të ftuarit
















TE FUNDIT

113 vite shtet, Rama: Gëzuar Ditën e Pavarësisë

113 vite shtet, Rama: Gëzuar Ditën e Pavarësisë
28 Nëntor, 2025

Kryeministri Edi Rama ka uruar 113 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Për të uruar shqiptarët në këtë ditë të rëndësishme...

Lexo më shumë

“Dy shtete, një komb, dy flamuj, një zemër”, Osmani dhe Kurti urojnë Pavarësinë

“Dy shtete, një komb, dy flamuj, një zemër”, Osmani dhe Kurti urojnë Pavarësinë
28 Nëntor, 2025

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, kanë uruar sot 28 Nëntorin, duke nënvizuar peshën e kësaj date...

Lexo më shumë

Marco Rubio uron shqiptarët për 113 vjetorin e Pavarësisë

Sekretari amerikan i Shtetit: SHBA të gatshme për dialog me Iranin
28 Nëntor, 2025

Një mesazh urimi për 113-vjetorin e Pavarësisë ka ardhur edhe nga SHBA. Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio thotë se...

Lexo më shumë

Putin kërcënon Ukrainën dhe Perëndimin: Luftën e mbyll unë dhe kaq

Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin
28 Nëntor, 2025

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka shuar çdo spekullim për sa i përket të ardhmes së luftës në Ukrainë. I...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com