Sport

Incidenti në ndeshjen me Poloninë, FIFA ndëshkon Shqipërinë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:31 - 22/10/21 |
Opi Nion

Pas incidentit me Poloninë në “Air Albania Stadium”,  Komiteti Disiplinor i FIFA-s ka vendosur një gjobë prej 150 mijë frangash ndaj kombëtares Shqiptare dhe detyron që të luajë ndeshjen e fundit eliminatore për Kampionatin Botëror “Katar 2022” pa praninë e tifozëve.

FSHF thotë se do të ndërmarë të gjithë masat e nevojshme që situata të tilla, të shkaktuara nga disa individë, mos të ndodhin më në të ardhmen dhe të mos dëmtojnë Kombëtaren tonë në paraqitjen e tyre ndërkombëtare.

Federata do të vlerësojë mundësitë për ankimimin e vendimit brenda afateve të parashikuara./ Opinion.al

Pas