Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Incidenti në Maliq, Spaho kallëzon në polici: Të rinjtë me kapuça intimidonin votuesit

2023/05/14 at 2:47 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Incidenti në Maliq, Spaho kallëzon në polici: Të rinjtë me kapuça intimidonin votuesit

Deputeti i partisë Demokratike, Edmond Spaho ka bërë me dije se ka bërë kallëzim penal për incidentin e ndodhur në qendrën e votimit në Zvezdë të Maliqit.

Spaho pretendon se është dhunuar nga të rinj me kapuça që mbështesin kryebashkiakun e bashkisë së Maliqit, Gëzim Topciun.

Sipas Spahos, ngjarja ka nisur që në momentin kur ky i fundit ka shkuar në qendrën i votimit për të kontrolluar ecurinë e procesit të votimit.

Ofendimet dhe goditjet sipas tij, kanë vazhduar deri në pjesën e jashtme të godinës, ku më pas është detyruar të njoftojë policinë dhe komisionin zonal të zgjedhjeve.

“Unë shkova në qendrën e votimit në Zvezdë për të kontrolluar ecurinë e procesit të votimit. Që në hyrje të shkollës, në verandë konstatova një grup të madh të rinjsh të veshur me kapuça. Hyra në korridorin e shkollës pa hyrë në qendrën e votimit dhe u përpoqa t’i bëj shenjë njërit prej përfaqësruesve të subjektit që përfaqësoj që të dalë jashtë dhe të më informojë, sic veproj zakonisht. Ndërkohë 2 gorilla të gjatë më dolën para me kurriz dhe nuk më lejonin të hyja.

U zhvendosa djathtas për të krijuar hapësirë, por edhe ata u zhvendosën djathtas. U përpoqa të shmang njërin prej tyre por mu kthyen dhe më thanë, ti deputet nuk ke për të hyrë këtu. I shpjegova që do thërras përfaqësuesin tim për tu informuar por nuk më lejoi dhe në këto kushte u përpoqa ta tërheq dhe të hap rrugën për të kryer detyrën time. Është e ligjshme që të hyj. Unë hyra në korridor dhe gjithë ai grup njerëzish duhet të qëndrojë 200 metra larg qendrës së votimit sepse po intimidonin zgjedhësit që po vinin për të votuar.

U detyrova të dal jashtë, të gjithë ata dolën dhe në verandën e shkollës jam përballur me një lumë të sharash, të bërtiturash e akuzash. U detyrova të thërras policinë dhe komisionin zonal të zgjedhjeve. Kur po prisja policinë, deputeti Ilir Pendavinji filloi me një lum të sharash, të bërtiturash, hidheshin parulla politike. Madje shprehte dëshirën që zgjedhjet do t’i fitojmë ne.

Kur Pendavinji me grupin e tij po shanin e intimidonin, dikush nga njerëzit e tij më ka goditur në buzën e sipërme në krahun e majtë. Për të mos u acaruar situata, kam dalë jashtë territorit të shkollës e kam pritur ardhjen e KZAZ dhe të policisë. Erdha në polici për të bërë kallëizm penal ku i dhashë edhe videot të njerëzve që më penguan si dhe grupin e të rinjve me kapuça që intimidonin votuesit. Këto ndodhin se Gëzim Topçiu do të fitojë me çdo kusht, me banda”, tha Spaho./Opinion.al

Etiketa: Edmond SpahoGëzim Topçiu

Ju sugjerojmë

Kuvendi miraton projektligjin për barazinë gjinore
Politikë

Kuvendi miraton projektligjin për barazinë gjinore

6 Nëntor, 2025 10:21 pm
Miliona euro investim, Pacolli tregon si ndahen aksionet me Valon Ademin
-U tha në Opinion

Miliona euro investim, Pacolli tregon si ndahen aksionet me Valon Ademin

6 Nëntor, 2025 10:15 pm
Pacolli: Aeroporti i Vlorës do të kryhet, por fluturimet nuk nisin nga 1 marsi
-U tha në Opinion

Pacolli: Aeroporti i Vlorës do të kryhet, por fluturimet nuk nisin nga 1 marsi

6 Nëntor, 2025 9:58 pm
Aeroporti i Vlorës, Pacolli:S’kam përfituar, projektin e nisa për ta lënë trashëgimi
-U tha në Opinion

Aeroporti i Vlorës, Pacolli:S’kam përfituar, projektin e nisa për ta lënë trashëgimi

6 Nëntor, 2025 9:27 pm
Deklaratat ndaj Gonzatos, Berisha: Nëse ambasadori i quan fyerje i kërkoj falje
Kryesore

Deklaratat ndaj Gonzatos, Berisha: Nëse ambasadori i quan fyerje i kërkoj falje

6 Nëntor, 2025 9:08 pm
Deklarata e Berishës ndaj ambasadorit BE, Rama i kërkon ndjesë Marta Kos
Kryesore

Deklarata e Berishës ndaj ambasadorit BE, Rama i kërkon ndjesë Marta Kos

6 Nëntor, 2025 8:21 pm
BE paralajmëron për një garë të re të armatimeve bërthamore
Bota

BE paralajmëron për një garë të re të armatimeve bërthamore

6 Nëntor, 2025 8:12 pm
Nancy Pelosi largohet nga kongresi pas 40 vitesh
Bota

Nancy Pelosi largohet nga kongresi pas 40 vitesh

6 Nëntor, 2025 7:13 pm
Avokatja e Popullit shkon tek Erion Veliaj në burg, viziton edhe Lefter Kokën
Aktualitet

Avokatja e Popullit shkon tek Erion Veliaj në burg, viziton edhe Lefter Kokën

6 Nëntor, 2025 6:39 pm
Ndryshe nga Pentagoni, Trump thotë se do të dërgojë armë në Ukrainë
Bota

Bllokada rekord paralizon qeverinë amerikane

6 Nëntor, 2025 4:30 pm
Para
Kim monitoron procesin e votimit në Vlorë: Asnjë s’duhet të kryejë shit-blerje vote!

Kim monitoron procesin e votimit në Vlorë: Asnjë s’duhet të kryejë shit-blerje vote!

Video/ Konflikt brenda qendrës së votimit, Deputeti i PD përplaset me një qytetar

Spaho tërhoqi nga krahu qytetarin, reagon policia

Këlliçi: Ushtroni detyrën tuaj si qytetarë, dilni dhe votoni

Këlliçi: Ushtroni detyrën tuaj si qytetarë, dilni dhe votoni

TE FUNDIT

Kuvendi miraton projektligjin për barazinë gjinore

Kuvendi miraton projektligjin për barazinë gjinore
6 Nëntor, 2025

Me 77 vota pro dhe 36 kundër është miratuar në seancën e kësaj të enjteje në Kuvend projektligji i shumë...

Lexo më shumë

Miliona euro investim, Pacolli tregon si ndahen aksionet me Valon Ademin

Miliona euro investim, Pacolli tregon si ndahen aksionet me Valon Ademin
6 Nëntor, 2025

Behgjet Pacolli, i ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, tha se kompania e tij ka investuar 71 milionë euro...

Lexo më shumë

Pacolli: Aeroporti i Vlorës do të kryhet, por fluturimet nuk nisin nga 1 marsi

Pacolli: Aeroporti i Vlorës do të kryhet, por fluturimet nuk nisin nga 1 marsi
6 Nëntor, 2025

Aeroporti i Vlorës do të jetë i përfunduar sipas kontratës, por operimi në të do të shtyhet përtej 1 marsit....

Lexo më shumë

Aeroporti i Vlorës, Pacolli:S’kam përfituar, projektin e nisa për ta lënë trashëgimi

Aeroporti i Vlorës, Pacolli:S’kam përfituar, projektin e nisa për ta lënë trashëgimi
6 Nëntor, 2025

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka folur në emisionin “Opinion” në lidhje me aeroportin e Vlorës, icili ka qenë në qendër të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com