Aktualitet

Incidenti në Gramsh/Peleshi:Nuk cënon Sigurinë Kombëtare,kemi thyerje të rregullores



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:24 - 22/08/22 |
Opi Nion

Teksa komentoi këtë të hënë incidentin e ndodhur në uzinën ushtarake të Gramshit, ku dy shtetas rusë dhe një ukrainas tentuan të hynin pa leje në objekt, duke dhunuar dhe rojet e godinës, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi deklaroi se nuk kemi të bëjmë me cënim të Sigurisë Kombëtare, pasi objekti është i deklasifikuar.

Gjatë një konference për media, Peleshi theksoi se kemi të bëjmë me një thyerje të rregullores dhe agresion ndaj ushtarakëve, gjë që duhet hetuar.

“Së pari fakti që objekti është deklasifikuar nuk do të thotë se mund të hyjë kushdo pa marrë leje. Nëse merret leje sipas rregullores personat mund t’i vizitojnë këto objekte.

Në këtë kuptim nuk përbën cënim të Sigurisë Kombëtare por kemi të bëjmë me një thyerje të rregullores. Kemi ushtrim dhune ndaj dy oficerëve në detyrë. Ne kemi më shumë se 1 mijë prona  jashtë planit të përhapjes, që janë llaç e tulla në fakt, por që duhen ruajtuar. Në ndryshim nga rasti i çekëve në Poliçan, kemi çdo javë kërkesa për turistë që duan të vizitojnë objektet e vjetra ushtarake.

Por në këtë rast kemi të bëjmë me një agresion. Ngjarja është në hetim, por ne i mendojmë të gjithë skenarët e mundshëm. Disa javë më parë ne u përballëm me një sulm kibernetik dhe të gjitha ngajrjet ne i shohim të lidhura. Këta shtetas nuk kanë marrë leje as herën e kaluar”, tha Peleshi.

Pas